MENU
klinika

NBA

Harden fantastik, rikthehen Warriors

23.12.2018 - 12:25

Kampionët e Golden State janë rikthyer te fitorja, teksa mundën me vështirësi 120-116 Dallas, një përballje me emocione dhe rivalitet deri në fund. Warriors triumfuan vetëm në periodën e fundit falë 29 pikëve e 12 rebound të Durant, por mirë u paraqitën edhe Jerebko me 23 pikë e Curry me 22.

Te Dallas 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të fituar. Në sekondat e fundit triumfoi edhe Oklahoma, që mundi 107-106 Utah Jazz jashtë fushe. Një ndeshje magjike e Paul George, që realizoi 43 pikë e 14 rebound, lider në fushë për Thunder.

Ndërsa Houston mposhti 108-101 San Antonio, ndeshje mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon në NBA, duke qëndruar ende në vendet e fundit në Konferencën e Perëndimit.

Sfidë ku të dyja ekipet dueluan deri në fund për fitoren, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Një ndeshje fantastike e Harden, autor i 39 pikëve e 10 asist, mbështetur edhe nga Capela me 21 pikë e 23 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë.

Një ndeshje maratonë ajo mes Washington e Phoenix, fituar nga vendasit 149-146, takim që u vendos pas 3 kohëve shtesë. Beal realizoi 40 pikë, 11 rebound e 15 asist, mbështetur edhe nga Bryant me 31 pikë e 13 rebound.