MENU
klinika

NBA

Harden nuk mjafton, Miami mposht Houston

21.12.2018 - 11:24

Janë luajtur vetëm dy takime në NBA, ku nuk ka munguar spektakli dhe rivaliteti. Miami mundi 101-99 Houston, takim me emocione deri në fund. Houston e udhëhoqi ndeshjen në pjesën e parë, por në pjesën e dytë loja u bë më e bukur dhe me shumë barazime.

Në fund vendasit arritën të fitojnë falë 22 pikëve të Richardson dhe 19 të Johnson, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e 12 asist të Harden.

Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 125-121 Dallas, ndeshje e ekuilibruar dhe me luhatje, ku të dy ekipet dueluan për fitoren.

Vendasit ishin më këmbëngulës në fund dhe triumfuan falë 32 pikëve të Gallinari dhe 26 të Lou Williams, ndërsa për Dallas nuk mjaftuan 32 pikët e Doncic. Por vendimtarë janë lojtarët e stolit të Clippers, që realizuan 62 pikë.