MENU

Avantazhet dhe disavantazhet

Heqja e dhjamit nga trupi!

19.12.2018 - 14:32

Liposuctioni ose lipoplastika është një procedurë që rezulton në heqjen e dhjamit së padëshiruar nga vendet specifike të trupit që nuk mund të ketë rezultate nga një dietë ose stërvitje.

Liposuctioni mund të jetë i dobishëm për të konturuar pjesën e gushës, qafës, pjesën e sipërme të krahëve, gjoksin, barkun, kofshët, gjunjë etj.

Në përgjithësi është kryer si një kirurgji ambulatore nën efektin e anestezisë së përgjithshme edhe pse zona të vogla mund të trajtohen me anastezi lokale dhe me një qetësues intravenoz.

Në përgjithësi, yndyra hiqet nëpërmjet një “aspiratori” thithës. Teknikat e liposuksionit mund të kategorizohen nga sasia e injektimit të lëngjeve dhe nga mekanizmi në të cilin punon pajisja.

Duke qenë se procesi kryhet me anestezi, ju nuk do të ndjeni asnjë dhimbje gjatë operacionit. Megjithatë, do të ndjeni dhimbje pas procedurës. Rikuperimi mund të jetë gjithashtu i dhimbshëm.

Në varësi të asaj se cilat pjesë të trupit kërkojnë liposuctioni, mund të keni një qëndrim më të shkurtër ose më të gjatë spitalor. Është e zakonshme që të keni dhimbje, ënjtje dhe mpirje pas ndërhyrjes.

Për të minimizuar dhimbjen para procedurës, mund të:

• Bisedoni me mjekun tuaj për shqetësimet e dhimbjes;
• Diskutoni për llojin e anestezisë që do të përdoret;
• Pyesni për ndonjë medikament që mund të merrni para procedurës.

Për të minimizuar dhimbjen pas procedurës:

• Merrni të gjitha medikamentet e përshkruara, duke përfshirë tabletat për të lehtësuar dhimbjet;
• Pushoni dhe provoni të relaksoheni;
• Pini lëngje;
• Shmangni kripën, e cila mund të nxisë ënjtje (edemë).

Avantazhet

• Largimi i menjëhershëm i yndyrës;
• Shkarkimi i celulitit;
• Përmirësimi i pamjes.

Disavantazhet dhe komplikimet:

• Ënjtje;
• Kosto e lartë;
• Krijimi i strijave në lëkurë;
• Nekroza e lëkurës;
• Infeksioni dhe embolizmi;
• Heqja asimetrike e yndyrës;
• Dëmet të enëve të gjakut.
• Rreziqet e anestezisë së përgjithshme

Liposuction nuk është një trajtim për humbje peshe. Ka rreziqe serioze dhe komplikime të mundshme, prandaj është e rëndësishme të flisni me mjekun para se ta konsideroni atë si një mundësi.