MENU
klinika

Finalja në Portugali

Hidhet shorti i finaleve të Ligës së Kombeve

03.12.2018 - 15:45

Është hedhur edhe shorti për finalet e Ligës së Kombeve, nga të cilat do të përcaktohet skuadra që do të marrë për herë të parë në histori trofeun e këtij kompeticioni risi në Europë.

4 ekipet gjysmëfinaliste në këtë turne, ishin Portugalia (vendi pritës i finales), Anglia, Zvicra dhe Holanda. Të katërtë këto skuadra, janë renditur në vendin e parë në grupet përkatëse në Ligën A, duke qenë njëkohësisht 4 ekipet më të mira të këtij turneu.

Kështu, goglat vendosën që Portugalia të ketë përballë Zvicrën në gjysmëfinale, ndërkohë që Anglia do të provojë forcën ndaj Holandës. Takimet do të luhen në muajin qershor në Portugali dhe në datën 5 qershor, do të luhet fillimisht takimi Portugali-Zvicër dhe një ditë më vonë do të luhet takimi Holandë-Angli.

liga e kombeve
liga e kombeve

Në datën 9 qershor, luhet finalja e madhe mes dy skuadrave që kalojnë për në finale, ndërkohë që dy të tjerat luajnë për vendin e tretë.

Fituesi i Ligës së Kombeve, do të marrë një shpërblim që kap vlerën e 7.5 milionë eurove, ndërkohë që finalisti tjetër, merr 6.5 milionë euro. Vendi i tretë, do të përfitojë 5.5 milionë euro, ndërkohë që vendi i katërt merr 4.5 milionë euro.

Këto ndeshje, nuk kanë lidhje me ‘Play-Off’-in që luhet në marsin e vitit 2020 dhe në rast se asnjëra nuk arrin të kualifikohet nga grupi i saj, atëherë do të ishte një mundësi tjetër në mars për të kaluar në Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Starton me Gjermani-Francë

Sot nis Liga e Kombeve, detajet dhe grupet