MENU
klinika

Serie A, Java 19

Higuain rikthen Milanin te fitorja

29.12.2018 - 22:24

Pas 4 ndeshjeve pa fitore, Milan është rikthyer të marrë pikët e plota, teksa ka mposhtur 2-1 në “San Siro” ekipin e SPAL. Një sukses që e ngjit Milanin në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Lazios së vendit të katërt, vendi i fundit në zonën Champions.

Ndeshja nisi keq për vendasit kuqezinj, teksa Petagna në minutën e 13-të shënon golin e parë të takimit. Por ende pa kaluar 3 minuta, Castillejo vendos ekuilibrat dhe Milan merr zemër akoma më shumë.

Gjithsesi, pjesa e parë do të përfundonte në barazim, me Milanin e pafat në dy raste të mira shënimi. Për të ardhur në minutën e 64- të pjesës së dytë, kur Higuain shënon golin e avantazhit, që do të mbeste në fuqi deri në fund.

Suso në minutën e fundit ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhave, por kjo nuk ndikon në rezultatin final. Frymëmarrje për trajnerin Gattusso, por edhe një rikthim te goli për Higuain, duke i shtuar edhe 3 pikët, Milan e mbyll jo keq vitin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN