MENU
klinika

Event Ndërkombëtar

Himara së shpejti në fokusin e “EU MIES AWARD”

13.12.2018 - 14:47

Himara e bukur, vendi ku bashkohet deti me malin, bukuria me turizmin, historia shumëshekullore, multietniciteti, kënga e mrekullueshme popullore labe, gojëdhënat, mitet, së shpejti do të jetë në fokusin e ‘’EU MIES AWARD’’.

Është përzjgedhur shëtitroja e Himarës për këtë përzgjedhje të një konkursi ndërkombëtar.

Himara e ka pasur një shëtitore, bukurinë dhe magjinë e saj gjithmonë, por tashmë ajo vjen më e kohës se kurrë, vjen e sistemuar dhe bashkëkohore për të gjithë njerezit që e lakmojnë atë, sidomos kur vjen sezoni i verës.

Kjo tregohet dhe me ngritjen e standardeve të projektimit, zbatimit të këtij projekti të shëtitores.

Shëtitorja, midis detit të mrekullueshëm blu dhe ndërtesave, kodrave, është një atraksion i këndshëm për këdo që dëshiron Himarën.

“Shëtitorja e Himarës është një ndërthurje e shkëlqyer mes pozicionit të përshtatshëm, shtrirjes dhe qytetit me detin, për shëtitore të tilla”, shprehet edhe kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

Ai shpreson se do të ketë vlerësim për Himarën. Ky vlerësim mund të jetë shumë shtysë si për turizmin, projektet dhe zhvillimin e komunitetit aty, mund të jetë zhvillim të zonës.

Në vetvete kjo shëtitore u rregullua nga investimet e vijës së parë që shkon te gjatësia 350m, me një pjerrësi në zbritje. Ky shesh mund të jetë dhe një vend i zhvillimeve të ndryshmeve kulturore. Ajo mund t’i japë më shumë mundësira zonës.

Shëtitorja e re u rehabilitua në sajë të një projekti të qeverisë shqiptare. Duke nisur nga objektet e vijës së parë shëtitorja i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350m, elemente 2.5 deri 5 të gjerë me pjerrësi dhe zbritje, që mundësojnë aksesin për gjithkënd duke e shfrytëzuar atë për aktivitete të ndryshme, nga plazhi e deri në koncerte apo të tjera evente kulturore.

Po Himara është vendi ku ndërthuren të tërë njëherëshi dhe është një magji që vjen kryelartë që nga lashtësia. Sa e sa luftra janë bërë në këtë vend i numërojnë gurët që mbajnë peshën e historisë.

Romakët janë përleshur, sulltanët janë mundur dhe kanë ikur me bisht në shalë, Venecianët kanë dashur ta pushtojnë, Papët ta përdorin, nacionalizmi ta shpërdorë e megjithatë ajo ngelet e vjen në ditët tona më e pasur me gjithë këto si një vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në lidhje me ambientin ajo vjen me turizmin që sheh gjithmonë ngritje, ajo ka shumë plazhe dhe gjirize, male, rërë të imët, shumë diell, zalle, kulinari të pasur dhe sigurisht histori të shumta që vijnë që nga koha e romakëve për t’u zbuluar nga vizitorët.

Magjia e Himarës është dhe kënga me isopolifoni e të gjithë krahinës së Himarës. Bashkë me shëtitoren ajo mund ta kthejë këtë vend në një zhvillim të madh komunitar.

Plazhi qendror Spillea, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Borshi, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit, Buneci, Lukova etj., janë mrekulli që vijnë në ditët tona dhe duan të përfaqësohen. Shëtitorja vjen në një event ndërkombëtar si vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Po çfarë është ‘’EU MIES AWARD”?

Ajo vjen falë Fondacioni ‘’Mies van der Rohe’’ që u themelua në vitin 1983 nga Bashkia e qytetit të Barcelonës me qëllimin fillestar të rindërtimit të Pavijonit gjerman, i projektuar nga Ludwig Mies van der Rohe dhe Lilly Reich për Ekspozitën Ndërkombëtare të Barcelonës më 1929.

Por me kalimin e kohës nxiti ndërgjegjësimin në tema inxhinierike dhe arkitekturore bashkëkohore, planifikimin urban dhe studime të thelluara në urbanizmin bashkëkohor.

Për këtë qëllim ajo organizon çmime, kongrese, konferenca, ekspozita, punëtori dhe instalime. Së bashku me Komisionin Europian jep çmime më prestigjioze të arkitekturës evropiane.

Çmimi kanë disa synime si psh:

– Të njohin dhe lavdërojnë përsosmërinë në arkitekturën evropiane në terma konceptuale, shoqërore, kulturore, teknike dhe konstruktive.

– Për të nxjerrë në pah qytetin evropian si një model për qytetin e zgjuar dhe të zgjuar, duke kontribuar në një ekonomi të qëndrueshme evropiane.

– Të promovojë komisione transkombëtare arkitekturore në të gjithë Europën dhe jashtë saj.

– Të rritet përfshirja e profesionistëve arkitektonikë nga vendet anëtare të BE-së dhe ato vende që përfundojnë një marrëveshje me BE.

– Për të kultivuar klientët dhe nxitësit e ardhshëm.

– Për të gjetur mundësi biznesi në një treg global.

Çmimi synon të promovojë dhe të kuptojë rëndësinë e cilësisë dhe të pasqyrojë kompleksitetin e rëndësisë së Arkitekturës në aspektin e arritjeve teknologjike, ndërtimore, sociale, ekonomike, kulturore dhe estetike.

Të gjitha këto mund objektiva janë shumë të rëndësihme dhe vijnë këtë vit si një një rëndësi e madhe për Shqipërinë që përfaqësohet me Himarën. Himara plotëson të gjitha kontekstet dhe sidomos me një ndërtim urbanistik bashkëkohor dhe europian për zhvillimin si komunitar ashtu dhe ekonomik, kulturor e social.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN