MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 29 dhjetor?

29.12.2018 - 09:02

1777 – Themelohet San Jose de Guadalupe, vendbanimi i parë civil apo Pueblo, në Kaliforninë e sipërme. San Jose shërbeu si komunitet bujqësor në mbështetje të instalimeve ushtarake spanjolle në San Francisko dhe Monterey, kur territori ishte koloni spanjolle. Kur Kalifornia fitoi shtetësinë në vitin 1850, San Jose u bë kryeqyteti i parë i këtij shteti. San Jose është sot qyteti më i madh në luginën Silikon.

1809 – Në Boston lindi Albert Pike, studiues i feve, qytetërimeve dhe filozofive të botës. Gjithmonë i etur për njohuri, me bibliotekë personale tepër të pasur, e cila ruhet sot në Shtëpinë e Tempullit Scottish Rite në Uashington, DC. Libri “Morals and Dogma” është vepra e tij kryesore mbi studimin krahasues të besimeve fetare. Në rreth 800 faqe, Pajk shpjegon se çfarë kanë besuar kulturat e lashta dhe si kanë ndikuar ato besimin dhe moralin e sotëm.

1918 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, nën kryesinë e Anastas Pandelit, zhvillon një konference për krijimin e një Fondi Monetar Kombëtar, për të mbështetur çështjen e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris. Në përgjigje të thirrjes, emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara mblodhën një shumë prej 150 mijë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua përfaqësuesve të Vatrës në Paris për të ndihmuar përpjekjet e tyre në mbrojte të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë.

1944 – Shqipëria çlirohet nga partizanët. Pas çlirimit nga pushtimi nazist, vendi u bë shtet komunist.

1947 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara rekomandon ndarjen e Palestinës. Plani i hartuar pas mbarimit të mandatit të kontrollit britanik, do të çojë në krijimin e shteteve të pavarura arabe dhe hebraike dhe status të posaçëm ndërkombëtar për qytetin e Jeruzalemit.

2013 – Një sulm vetëvrasës me bombë në stacionin hekurudhor Volgograd-1, në qytetin jugor rus Volgograd, vret së paku 18 persona dhe plagos 40 të tjerëve.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit