MENU
klinika

Sezoni turistik

Hotelet rritën me 21% punësimin dhe fondin e pagave

14.12.2018 - 12:27

Sezoni turistik ka qenë mjaft i mbarë për sektorin e hotelerisë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, punësimi në këtë sektor gjatë tremujorit të tretë u rrit me 21%, ndërsa indeksi i fondit të pagave në vlera të përafërta, me 20%. Ndërkohë, shitjet në këtë sektor u rritën me 37% krahasuar të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Tremujori i tretë ishte pozitiv edhe për degën më të madhe për nga pesha në ekonomi, atë të tregtisë. Sipas Instat, indeksi i fondit të pagave u rrit me 8.6%, ndërsa numri i të punësuarve me 6.5% në raport me një vit më parë.

Ndërkohë, bizneset prodhuese rritën shpenzimet për fondin e pagave me mbi 13% në tremujorin e tretë të vitit. Rritja e numrit të të punësuarve ishte gjithashtu e konsiderueshme, me 9%. Por, një rritje e fondit të pagave më e lartë se kaq nënkupton një rritje të pagës mesatare për industrinë shqiptare.

Ndërkohë, sektori i ndërtimit e ka ngadalësuar rritjen, çka mund të vëherehet edhe në treguesit e punësimit dhe pagave. Për tremujorin e tretë, punësimi u rrit me 2.2%, ndërsa indeksi i fondit të pagave u rrit me 3.3%.