MENU
klinika

Imunoterapitë më të reja

Çfarë duhet të dini për obezitetin dhe kancerin

11.12.2018 - 14:15

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar bindshëm se obeziteti rrit rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, prostatës, pankreasit, mëlçisë dhe kancerit endometrial.

Obeziteti gjithashtu shtyp sistemin imunitar dhe duket se nxit zhvillimin e kancerit, përsëritjen dhe normat e ulëta të mbijetesës. Studimi, i botuar më 12 nëntor në revistën Nature Medicine, mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë më mirë se cilët pacientë do t’i përgjigjen një grup të barnave të imunoterapisë.

Në një studim me 251 pacientë me melanomë të trajtuar me frenuesit e pikave të kontrollit, pacientët obezë kishin rezultate më të mira krahasuar me pacientët jo obezë, sipas William Murphy, MD, një bashkautor i studimit të ri dhe një profesor i shquar në Universitetin e Kalifornisë, Davis School of Medicine.

Përfundimi ishte veçanërisht i papritur, thotë Dr. Murphy, sepse imunoterapitë e mëparshme, të tilla si interleukin-2, shkakton efekte anësore serioze, veçanërisht te pacientët që ishin mbipeshë.
Imunoterapitë më të reja, të tilla si frenuesi i pikave të kontrollit Keytruda (pembrolizumab), kanë revolucionarizuar fushën e kancerit në vitet e fundit, duke përmirësuar ndjeshëm kohën e mbijetesës për pacientët me lloje të caktuara të kancerit, si melanoma (kanceri i lëkurës) dhe kanceri i mushkërive, të cilat konsiderohen shumë të vështira për t’u trajtuar në mënyrë efektive.

Por barnat nuk funksionojnë te të gjithë dhe nuk është e qartë pse.

Disa kancere, si kanceri i mushkërive dhe melanoma, shfaqin proteina PD-L1 në sipërfaqen e tyre, gjë që lejon qelizat e kancerit të fshihen nga qelizat e sulmuesve, të quajtura qeliza T. Barnat inhibitore të pikave të kontrollit i drejtojnë këto proteina dhe i çaktivizojnë ato, duke lejuar qelizat T të sulmojnë qelizat e kancerit. Ata besohet të punojnë më mirë në kanceret e të cilëve shprehin nivele të larta të proteinave PD-1.

Mund të ndodhë që suksesi i këtyre medikamenteve mund të varet edhe nga karakteristikat individuale të pacientëve që e kanë më të fortë sistemin imun dhe faktorë janë edhe mosha, gjinia, indeksi i masës trupore, dieta, mikrobiomi i pacientit dhe koha e trajtimit, thotë Murphy.

Frenuesit e pikave të kontrollit prodhojnë një efekt të ndryshëm në pacientët obezë, sesa agjentët e fundit të imunoterapisë, sepse ata punojnë ndryshe, thotë Murphy. “Frenuesit e pikave të kontrollit nuk e stimulojnë sistemin imunitar. Ata lejojnë që sistemi imunitar të funksionojë.”