MENU
klinika

Shifrat më të fundit

Humbjet në rrjet, 23.6%

12.12.2018 - 15:48

23.6% është niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike për 11-mujorin, ndërkohë që sipas administratorit të OSHEE, Adrian Çela objektivi  për 10-vjeçarin është që ai të ulet në nivelin 10%.

Mbështetur në të dhënat e operatorëve, humbjet në rrjetin e shpërndarjes janë në masën dërrmuese humbje teknike, ndërsa humbjet e lidhura me mospagesën e energjisë janë reduktuar ndjeshëm.

Deklaratata e Çelës u bënë gjatë nënshkrimit të një marrveshjeje bashkëpunimi  me USAID në bazë të së cilës do të ofrohet asistencë teknike për përmirësimin e performancës dhe veprimtarisë së OSHEE-së,me fokus Drejtorinë Rajonale Shkodër.

Rritja e eficencës menaxheriale të strukturrave në terren, përmirësimi i leximit dhe faturimit, rritja e qëndrueshmërisë së të ardhurave, përmirësimi i proceseve në terren janë disa nga fushat ku do të ofrohet asistenca teknike për një periudhë 1-vjeçare.

Ndërkaq, përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë vlerësoi reformat e ndërmarr nga qeveria në sektorin elektorenergjetik, ku, sipas saj, një nga treguesit e rritjes së performancës së kompanisë është pikërisht dhe ulja e nivelit të humbjeve në rrjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shifrat e tremujorit III

Humbjet në rrjet, rënie rekord