MENU
klinika

E ardhmja tek të dhënat

Interneti, dy milionë përdorues nga celulari

01.12.2018 - 12:43

Përdorimi i internetit me brez të gjerë po rritet me ritme të larta nga rrjetet celulare. Shifrat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se janë afërsisht dy milionë shqiptarë me akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë. Numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare u rrit me 14% gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Shërbimi i internetit ka marrë shtysë të fuqishme nga teknologjia 4G dhe rritja e përdorimit të telefonave inteligjentë. Gjatë tremujorit të tretë, volumi i trafikut të të dhënave nga rrjetet celulare u rrit me 10%.

Tremujori i tretë përgjithësisht shoqërohet me rritje të trafikut nga rrjetet celulare, çka lidhet sidomos me sezonin e pushimeve dhe rritjen e numërit të përdoruesve në rrjetet celulare shqiptare.

Zhvillimi i interntit broadband pritet të marrë një shtysë të mëtejshme nga dhënia në përdorim e frekuencave të brezit 800 Mhz. AKEP vlerëson se dhënia e brezit 800 Mhz në përdorim për sipërmarrësit e komunikimeve elektronike do të ketë një impakt të ndjeshëm jo vetëm në këtë sektor, por në të gjithë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Zhvillimi i infrastrukturës broadband në të gjithë vendin do të rriste aksesin në shërbimet elektronike në fusha të ndryshme si në tregti, shëndetësi, edukim apo në shërbimet publike në përgjithësi.

Përmes këtij brezi, pritet të rritet depërtimi i shërbimit te internetit në familjet shqiptare, edhe në zonat rurale dhe me dendësi të vogël popullsie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


39 mijë më shumë këtë vit

333 mijë shqiptarë kanë internet në shtëpi