MENU
klinika

“Tërbohen” fansat

Ish-bashkëshorti i kërkon falje në skenë këngëtares

17.12.2018 - 17:21

Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se këngëtarja e famshme, Cardi B u nda bashkëshorti i saj Offset, i cili së fundmi është bërë edhe një herë tjetër protagonist.

Ai u ngjit në skenën e festivalit të saj në Los Angeles me një tufë lule në dorë ndërsa në sfond shkruhej “Kthehemi sërish bashkë Cardi”.

Të dy diskutuan në skenë para mijëra njerëzve që ishin aty për të ndjekur koncertin, ndërsa mund të dëgjoheshin edhe zërat e fansave që i kërkonin këngëtares të mos pranonte. “Dua vetëm të të them më fal para gjithë botës”, u dëgjua të thoshte Offset. Në fund, Offset u largua nga skena pa marrë një përgjigje përfundimtare.

Më parë, ka qenë Cardi B që ka njoftuar divorci nga reperi me të cilin ka edhe një vajzë për shkak se ai e tradhtonte.