MENU
klinika

‘Mallkimi’ i Romanov

Ishte njeriu më i pasur në botë, vdekja e tij dhe e familjes…

14.12.2018 - 18:42

Nikolla i II Romanov lindi më 6 maj 1868 me emrin Nikolaj Aleksandrovič Romanov dhe ishte djali i Carit Aleksandri III dhe gruas së tij Maria Fedorovna.

Ishte Cari i fundit i dinastisë Romanov dhe i Rusisë. Ai u ngrit në fron pas vdekjes së Aleksandrit III në 1 nëntor 1894.

Por hyrja në Luftën e Madhe e njohur si Lufta e I Botërore, Rusia përkrah Serbisë pësoi humbje të mëdha dhe populli filloi të vuante për shkak të kostos së madhe ekonomike që kishte kjo luftë.

Ky që veprimi më i gabuar që ndoqi Nikolla pasi kjo do të ishte fillimi i fundit të tij. Në popullin rus filloi të përhapej ideja e një revulucioni për shkak të gruas së Nikollës, Carinës Aleksandra Fedorovna pasi u përfol se prifti rus Rasputin i kishte bërë magji Carinës.

Nikolla dhe Aleksandara patën katër fëmijë:

Dukesha e Madhe Ollga Nikolaevna Romanov

Tatjana Nikolaevna Romanov

Marija Nikolaevna Romanov

Anastasia Nikolaevna Romanov e njohur edhe si Anastasia

Cari trashëgimtar Aleksej Nikolaevič Romanov.

Pjesëmarrja e Rusisë në Luftën e Parë Botërore kishte shkaktuar një frakturë të pariparueshme ndërmjet autoriteteve dhe njerëzve; lufta po e dërrmonte popullin dhe kish shkaktuar humbjen e të paktën 1 650 000 vetëve. Proletariati, duke vënë në shfrytëzim solidarietin e klasave organizoi menjëherë një lëvizje revolucionare, e cila kish në bazë dogmat e socializmit.

Nikolla II dhe familja e tij u shndërruan në të burgosur të sovjetëve dhe u dërguan në rezidencën e mrekullueshme verore të Tsarskoe Selo, pranë Pjetërgradit. Në këtë situatë, burgosja e Romanovëve vazhdoi për pesë muaj në një klimë të qetë. Në vijim të ditëve të para të korrikut, kur nisën të ndihen trazirat në qytet, familja perandorake, së bashku me 35 vetë që ishin pjesë e oborrit u transferuan në drejtim të qytetit aziatik Tobolk. Kushtet e burgosjes vazhduan të jenë të mira dhe rojet e qeverisë provizore ishin vazhdimisht të sjellshëm me romanovët. Por në tetor, qeveria provizore u mund dhe pushteti ra tashmë në duar të sovjetëve me shumicë bolshevike.

Komisari i ri i shtëpisë u emërua Jakov Jurovski. Njerëzit e tij ishin shumë krenarë për misionin që kishin marrë dhe madje i atribuonin një peshë politike: mbajtja në burgim e Carit ishte e domosdoshme për shpëtimin e revolucionit. Aspektet më simbolikë dhe shprehës të burgimit në Jekaterinburg, të cilët u manifestuan edhe natën e vrasjes së Romanovëve, fituan shumë domethënie edhe për faktin që këta njerëz ndienin gjithnjë e më shumë përgjegjësinë, që duhej ta trajtonin ish Carin si një të burgosur politik.

Që nga ky moment, disiplina dhe siguria u bënë prioritetet kryesorë në Dom Ipatiev. Madje, Nikolla II e konsideroi një shenjë të mirë zëvendësimin e rojeve dhe fakti që Jurovski i ktheu mbrapsht sendet që i ishin vjedhur, vetëm sa konfirmoi këtë bindje të tijën.

Megjithatë, sapo mori komandën e shtëpisë, Jurovski rriti menjëherë numrin e rojeve dhe vendosi rregulla të hekurta. Gjithcka është e dokumentuar në dosjet mbi rregullat e Dom Ipatievit, të firmosura nga vetë Jurovski. Pikësëpari, detyrimi për të mos folur me të burgosurit për këto rregulla dhe për të folur me ta vetëm pas marrjes së autorizimit prej komandantit. Në asnjë rast nuk lejohej që të flitej me ta për politikë dhe të shfaqeshin shenja mosrespekti ndaj tyre. Nuk pranoheshin vizitorë; nëse ndokush hynte brenda, ai duhej të kishte lejen me emër nga kreu i Sovjetëve të Uraleve, që në ndërkohë ish bërë Belobodorovi, në vend të Goloshekinit. Mysafirët duhej të flisnin vetëm rusisht.

Shumë telegrame ishin shkëmbyer në fillimin e verës së atij viti mes Moskës dhe Jekaterinburgut, dhe nga këta bien qartë në sy presionet që palët i bënin njëra-tjetrës, dhe që në fund cuan në zgjidhjen përfundimtare. E megjithatë, tingëllon krejt i pakuptueshëm motivi për ekzekutimin edhe të familjes së Carit.

Arsyeja e vrasjes së Carit dhe birit të tij, Carevicit si trashëgimtar direkt i fronit mund të justifikohen me motive të qartë politikë, por vrasja e nëntë personave të tjerë duket krejt e paarsyeshme. Masakra e Jekaterinburgut është konsideruar nga shumë historianë si preludi i masakrave të shekullit të njëzetë.

 

Në dy të natës zbritën në bodrum Nikolla me Aleksein në krahë, Aleksandra me të bijat, shërbyesja Ana Demidova, doktor Botkini, shërbyesi Aleksej Trupi dhe kuzhinieri, Ivan Haritonovi. Aty, ndërkohë që të burgosurit e dëgjonin gjithë ankth, Jurovski u lexoi dënimin me vdekje: “Duke marrë në konsideratë faktin që të afërmit tuaj vazhdojnë ofensivën kundër Rusisë Sovjetike, Komiteti Ekzekutiv i Uraleve ka vendosur t’ju ekzekutojë”. Nisën të shtënat. Pas njëzetë minutash zjarr pa pushim, disa prej viktimave ishin cuditërisht ende të gjalla.

Rojet i kish kapur frika, ata nuk vrisnin dot Aleksein që zvarritej në dysheme i gjakosur, tre princesha lëviznin papushim, ushtarët i shponin me bajoneta, por ato nuk po vdisnin. Më vonë, do të zbulohej se ato kishin fshehur në korsetë e tyre florinj dhe gurë të cmuar. Kështu që, plumbat nuk mund të përshkonin trupat. E gjithë skuadra e pushkatimit kish mbetur e shtangur nga vështirësia e paparashikuar në vrasjen e personave të paarmatosur. Burrat ishin të gjithë të shushatur. Rrethanat shfaqeshin në sytë e tyre si shumë misterioze, të pabesueshme, të mbushura me ogurë të këqinj dhe rojet u tronditën. Ngarkesa emocionale e kasaphanës që sapo kishin shkaktuar i kish goditur.

Vetëm në tre të mëngjesit, pasi u siguruan për vdekjen e të gjithë të burgosurve, burrat vendosën kufomat në një furgon “Fiat” dhe u nisën drejt pyllit të Koptjakit, afërsisht 20 kilometra larg Jekaterinburgut. I detyruar të veprojë me shpejtësi dhe pa urdhëra të saktë, Jurovski mendoi të heqë qafe kufomat duke i hedhur në një minierë të vjetër, por më parë duke u hedhur acid sulfurik për t’i bërë të paidentifikushëm. Më pas, pasi i varrosën trupat, burrat e Jurovskit shpërthyen disa granatat për të mbyllur gropën. Kufomat u dëmtuan deri në atë pikë sa për të kompromentuar cdo lloj analize për identifikimin e trye në të ardhmen.

Pas rënies së Bashkimit Sovietik, Kisha Orthodhokse shejtëroi familjen mbretërore Romanov, një dinasti që drejtoi Rusinë për 3 shekuj.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit