MENU
klinika

Detajet

Italia kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn

10.12.2018 - 13:37

Prokuroria e Katanias  kërkon 18 vite e 8 muaj burg për Moisi Habilajn, i cili konsiderohet si kreu i grupit të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. 

Media italiane MeridioNews shkruan se Prokurori Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për kushëririn e ish ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Katanias ka kërkuar gjithashtu 12 vite burg e 4 muaj për Meridian Sulaj, ndërsa ‘financieri’ i Habiljave, Nazer Seitin rrezikon 6 vite burg. Kujtojmë se ekstradimi i këtij të fundit krijoi përplasje dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë.

Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj; Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Hetimeve italiane, të kryera nga policia vendase, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës.

Sipas mediave italiane, organizata kryente trafikun e droges kryesisht nga deti me anë të anijeve të peshkimit.