MENU
klinika

Rritja e turizmit

Italianët kërkojnë për “Shqipëri”

13.12.2018 - 15:28

Shqipëria është destinacioni i dytë më i kërkuar nga italianët në Google. Kërkimet në motorët e kërkimit, e sidomos në më të madhin prej tyre, Google, janë një tregues i qartë i tendencave të njerëzve.

Vendosja e Shqipërisë në vend të dytë të kësaj liste (pas Sardenjës), për herë të parë, shihet si surprizë edhe nga vetë mediat italiane që i kanë bërë jehonë kësaj. Pas Shqipërisë ndjek Siçilia, Greqia apo edhe Kroacia, çka do të thotë se, interesi për Shqipërinë është mjaft i lartë.

Vendet si Greqia apo Kroacia kanë qënë ndër vite destinacionet kryesore të italianëve për të kaluar pushimet e tyre, e sidomos ato verore. Shifrat zyrtare ndërkohë, faktojnë këtë interes të lartë.

Gjatë 10 muajve të parë të këtiij viti, numri i italianëve që ka vizituar Shqipërinë vlerësohet në 387 mijë, ose 22.5% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit paraardhës.

Pra, perceptimit të shumëkujt, se italianët janë dyndur në Shqipëri, tashmë i shtohen edhe shifrat, së bashku me interesat e italianëve në rrjet, një tregues mjaft i besueshëm për të vlerësuar tendencat.