Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njoftoi të enjten se palët ndërluftuese të Jemenit kanë rënë dakord pas bisedimeve javore të paqes në Suedi për një armëpushim në provincën në Hodeida dhe një tërheqje të trupave nga qyteti port i Detit të Kuq.
Antonio Guterres falënderoi delegacionet e Jemenit për atë që ai e quajti “një hap i rëndësishëm” dhe “përparim i vërtetë drejt bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit” dhe gjithashtu tha se raundi tjetër i bisedimeve është planifikuar për në fund të janarit.
Lufta katërvjeçare civile, nga qeveria e Jemenit, e mbështetur nga një koalicion i udhëhequr nga sauditët, kundër rebelëve të mbështetur nga Irani i njohur si Houthis, e ka bërë Jemenin krizën më të keq humanitare në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, 22 prej 29 milion njerëzve të saj kanë nevojë për ndihmë.
“Ky është vetëm fillimi,” tha Guterres, duke folur në ceremoninë e mbylljes për bisedimet në qytetin suedez të Rimbo.
Nuk kishte shumë pritshmëri për ndalimin e konfliktit menjëherë, por pati disa përparime të konsiderueshme.
Të dy palët kanë thënë se janë gati për bisedimet e ardhshme, edhe pse nuk ishte e qartë a kanë rënë dakord për një projekt-marrëveshje të paraqitur nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths.
Dokumenti përbëhet nga një sërë propozimesh, duke përfshirë kornizën politike për Jemenin e pasluftës, rihapjen e aeroportit në kryeqytet Sanaa dhe një propozim për Hodeidën, një “litar shpëtimi” për miliona jemenasë të varur nga ndihma ndërkombëtare.
Qeveria, e cila mbështetet nga një koalicion i udhëhequr nga sauditët, që ka bërë luftë kundër Houthit Shiit të mbështetur nga Irani, tha se raundi i ardhshëm i negociatave mund të bëhet që në fillim të janarit.
Propozimi i Kombeve të Bashkuara nuk u publikua në media. Një projekt dokument i marrë nga The Associated Press më parë këtë javë tregoi një propozim fillestar prej 16 pikash për të ndaluar të gjitha luftimet dhe tërheqjen e të gjithë trupave në kufijtë e qytetit të portit kryesor të Hodeidës dhe më vonë nga provinca përreth me të njëjtin emër.