MENU
klinika

Ndryshon ligji

Jo më licencë për të tregtuar pjesë këmbimi

12.12.2018 - 16:04

Subjektet që tregtojnë pjësë këmbimi të mjeteve rrugore apo rimorkiove nuk do të duhet më të pajijen me licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti. Projektligji i mbërritur në Kuvend për diskutim, do të shfuqizojë edhe licencat për tregtimin e pjesëve të këmbimit të autorizuara nga prodhuesi si dhe agjencive që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor, duke bërë që këto aktivitete të jenë të lira.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të reformës së derregullimit, që ka si qëllim krijimin e lehtësirave për përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative.

Deri më tani, përpara se të nisnin veprimtarinë, këto subjekte ishin të detyruara të regjistroheshin pranë drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, në territorin ku kishin selinë.

Ndërkohë që, me ndryshimet e propozuara , mjafton që këto subjekete të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt të veprimtarisë së tyre, trajtimin e praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor.

Në kuadër të reformës së derregullimit janë analizuar të gjitha licencat dhe lejet që jepen nga Qendra Kombëtare e Licencimit, ndërsa është arritur në konkluzionin se 23 licenca duhet të eleminohen.