MENU
klinika

Nga New York Times

John Kelly, shefi i stafit që “braktisi” Trumpin…

09.12.2018 - 14:45

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly do të largohet nga fundi i vitit, duke u bërë politikani i radhës që largohet nga rrethi i brendshëm i presidentit Donald Trump.

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë besojnë se Nick Ayers, shefi i stafit të zëvendëspresidentit Mike Pence, do të emërohet në vend të tij.

Ayers është siç duket i preferuari për të zëvendësuar Kelly. Trump kohët e fundit  e ftoi atë që ta shoqëronte në Air Force One, madje edhe pa Pence të pranishëm.

36-vjeçari republikan, i cili ka punuar për Mike Pence që nga korriku 2017, ka kërkuar që të shërbejë për tre apo katër muaj përpara se të kthehet në shtetin e tij të Gjeorgjisë siç kishte planifikuar.

Trump njoftoi largimin e Kelly, shefit të tij të dytë të stafit, të shtunën kur po largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit të Marinës së Ushtrisë, duke shtuar se ai do të emëronte zëvendësimin e Kelly gjatë dy ditëve të ardhshme.

Largimi i Kelly do të thotë se Trump do të ketë një këshilltar të ri në një periudhë kur ai po përballet me një klimë më të rrezikshme politike.

Dy herë brenda katër muajsh, Kelly mohoi njoftimet se ai e quajti presidentin një “idiot”, duke përfshirë librin e gazetarit Bob Woodward rreth administratës Trump, i cili u publikua në fillim të shtatorit.

“Ai është idiot. Është e pakuptimtë të përpiqesh ta bindësh atë për ndonjë gjë. Ai ka dalë nga shinat. Unë nuk e di pse ne jemi këtu. Kjo është puna më e keqe që kam pasur ndonjëherë “, tha Kelly, sipas Woodward.

Edhe pse Trump i ka kërkuar Kellyt vetëm në korrik të këtij viti që gjenerali të qëndrojë në detyrën e tij edhe dy vjet, kohët e fundit marrëdhëniet mes të dyve janë ftohur, në pikën që aktualisht nuk i flasin më njëri tjetrit.

Kohët e fundit ndikimi i tij mbi presidentin u zbeh shumë. Gjenerali nuk merrte më pjesë në mbledhjet më delikate, dhe e ka prekur mjaft shpesh kufirin e pushimit nga puna.

Kelly ka pasur tensione edhe me Melaninë, duke refuzuar disa herë promovimet e personave të stafit të Zonjës së Parë, dhe ka shprehur shpesh kritika mbi menyrat e udhëtimit të shoqëruesve të saj. Ky ka qenë edhe shkaku për të cilin Melanie i është ankuar Trump-it.

Në total, 28 vetë kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar nga Shtëpia e Bardhë gjatë kohës që Trump ka udhëhequr.

Julie Hirschfeld Davis, Katie Rogers dhe Eileen Sullivan kontribuan në raportim.

New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të largohet Jim Mattis

Kabineti Trump sërish në krizë?