MENU
klinika

Flet menaxheri i kampionit

“Joshua do t’i shtypë Wilder dhe Furyn”

07.12.2018 - 13:40

Dueli i peshës së rëndë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury ka mahnitur edhe rivalin e tyre kryesor në këtë Divizion, Anthony Joshua, që pret të duelojë me njërin prej tyre në prill të 2019-ës.

Për momentin nuk ka asnjë detaj në lidhje me rivalin që Joshua do të ketë në sfidën që do të zhvillojë më 13 prill në “Wembley”, por për menaxherin e tij Eddie Hearn emri i rivalit nuk ka asnjë rëndësi. Arsyeja? “Joshua do t’i shtypë me këmbë si Wilder ashtu dhe Fury në ring, këto që të ketë përballë”, – tha Hearn.

Ajo ishte një sfidë mjaft e bukur dhe mendoj se fansat u argëtuan. Të dy janë boksierë të mëdhenj, por Joshua do t’i shkatërronte shumë kollaj në ring. Madje Joshua do t’i mposhte të dy me “KO”.

Unë ju premtoj boksierëve se nëse do të kenë kurajo dhe dëshirë Joshua do të përballet me të dy në të ardhmen dhe do t’i mundë shumë kollaj”, – u shpreh më tej Eddie Hearn. Ky i fundit synon që Joshua të duelojë me Wilder, kampionin tjetër të botës, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.