MENU
klinika

Numri 2 i UEFA-s

“Ju përgëzoj për ‘Arenën Kombëtare’, por…”

20.12.2018 - 11:54

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sot ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të UEFA-s, Theodor Theodoridis, i shoqëruar nga Drejtori i Federatave Kombëtare, Zoran Lakoviç.

Theodoridis, që është edhe krahu i djathtë dhe njeriu më i ngushtë i Aleksandër Ceferin, kreut të UEFA-s, ka mbetur i kënaqur nga punimet në stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërsa më parë ai vizitoi edhe shtëpinë e re të FSHF-së.

“Stadiumi është i bukur, ju përgëzoj, por nuk duhet të fiksoheni me Superkupën e Europës, pasi ka të tjera evente që mund të zhvillohen këtu, kur të jetë gati. Ky stadium do të japë edhe më shumë shkëlqim dhe do të jetë një spot i futbollit tuaj”tha Theodoridis.

armand duka
armand duka

Duka u ndal edhe tek investimet që do të bëhen në vijim, duke parë primar stadiumin e ri të Kukësit. Pikërisht për këtë arsye, ditën e mërkurë, në mbrëmjen gala të FSHF-së, ka pasur edhe takim me presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN