MENU
klinika

Ndihmon në rënien e etheve

Ju pickon akrepi? Ja fruti që ju shpëton jetën!

13.12.2018 - 16:22

Qitro bën pjesë në familjen e agrumeve dhe rritet pranë zonave të freskëta bregdetare. 

Fruti i qitros tretet me vështirësi dhe mund të sjellë komplikacione të stomakut, ndaj nuk rekomandohet të konsumohet i freskët, vetëm në rastet e helmimeve nga akrepi, kur këshillohet të pihet 100-200 miligramë lëng i frutit.

Megjithatë, qitro është mjaft e pasur në vitamina, sidomos në vitaminë C dhe në kripëra minerale të shumta, të cilat e bëjnë të dobishme në një serë sëmundjesh.

Gjithashtu, qitro lufton depresionin dhe njollat e pikat e fytyrës, duke qenë kështu një produkt natyral kozmetik mjaft i efektshëm. Nëse vlojmë lëvoren e saj të verdhë, mund të bëjmë një shurup mjekues për shtrëngimet e barkut.

Konsumimi natyral i qitros ndihmon edhe në:

Shëndetin e zemrës;

Uljen e rrahjeve të zemrës;

Rënien e etheve.

Lëvorja e qitros shërben edhe për:

Stimulin seksual;

kolana e librave

Evitimin e gazrave të tepërta.

Në këtë material do të gjeni edhe përfitimet shëndetësore që mund të merren nga shtogu, një shkurre që rritet si një pemë e vogël deri në 5-6 m lartësi. Ai haset kudo, buzë rrugëve e gardheve, si edhe në pyje.

Degët e shtogut janë të harkuara dhe me palcë, ndërsa gjethet pendore në vezake kanë dhëmbë të mprehtë dhe push në anën e poshtme të tyre. Nëpër degë vendosen lulet e tij aromatike, me ngjyrë të zezë, me lëng të athët e 3-4 bërthamëza të vogla në mes.

Bimës i përdoren lulet, frutet dhe lëvorja e degëve të reja të pranverës ose vjeshtës. Lulet mblidhen në periudhën e lulëzimit dhe thahen në diell. Ato këshillohet të përdoren për vetitë e tyre zbutëse, pasi stimulojnë djersitjen dhe lirojnë ngërçet në muskuj.

Çaji i shtogut kuron:

Dhimbjet e zorrëve;

Marrjen e frymës të shoqëruar me temperaturë;

Tuberkulozin;

Majasëllin;

Pastrojnë gjakun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN