MENU
klinika

Deklarohet ambasadori amerikan

‘Ka ardhur koha të luftohet korrupsioni’

10.12.2018 - 12:42

Të hënën është hapur “Java kundër korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e pesë shteteve, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.

Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka miratuar nëntë ligje dhe reforma në sektorin e drejtësisë, por sipas tij, disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre.

Koznett ka thënë se kjo duhet të ndalohet.

Në Kosovë ka zyrtarë që shpeshherë e vendosin në prioritet çështjen personale para asaj të shoqërisë. Ka ardhur koha që duhet të veprohet në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Kosnett. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banka Botërore: Është 15%

“Tarifa” e korrupsionit me rrugët