MENU

Leukemia akute

Kujdes; Çfarë duhet të dini për kancerin e qelizave të bardha

15.12.2018 - 09:03

Leukemia është kanceri i qelizave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet. Qelizat e gjakut formohen në palcën e eshtrave.

Në leukemi, palca e eshtrave prodhon qeliza të bardha të gjakut anormal. Këto qeliza rrethojnë  qelizat e shëndetshme të gjakut, duke i vështirësuar gjakut kryerjen e funksionit të tij. Në leuceminë akute mieloide (AML), ekzistojnë një lloj specifik qelizash të bardha të gjakut të quajtura mieloblaste.

AML është lloji më i zakonshëm i leukemisë akute tek të rriturit. Ky lloj kanceri zakonisht përkeqësohet nëse nuk trajtohet. Faktorët e mundshëm të rrezikut përfshijnë pirjen e duhanit, trajtimi i mëparshëm i kimioterapisë dhe ekspozimi ndaj rrezatimit të dëmshëm.

Simptomat e AML përfshijnë:

  • Ethe;
  • Frymëmarrje me vështirësi;
  • Gjakderdhje të shpeshta;
  • Gjakderdhja nën lëkurë;
  • Dobësi ose ndjesi lodhje;
  • Humbja e peshës ose humbja e oreksit.

Testet që ekzaminojnë gjakun dhe palcën e eshtrave diagnostikojnë AML.

Trajtimet përfshijnë:

  • Kimioterapinë;
  • Barnat;
  • Terapinë me rrezatim;
  • Transplantet e qelizave burimore;
  • Target terapi.

Target terapia përdor substanca që sulmojnë qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale. Edhe nëse leukemia është në përmirësim, përsëri keni nevojë për trajtim shtesë për të siguruar që ajo të mos kthehet.