MENU
klinika

Protesta e studentëve

Kauza e çiltër e studentëve ka vetëm një mundësi të mbetet e tillë

07.12.2018 - 15:16

Degradimi i vazhdueshëm i opozitës shqiptare ka bërë që protestat të mos merren seriozsht as nga qeveria as nga opinioni publik. Sigurisht që dy ditët e fundit ndryshuan këtë perseptim mbi protestën, se ajo është qytetare dhe jo  politike.

Fakti që ditën e djeshme qeveria u tërhoq nga VKM-ja që përcaktonte tarifat për provimet e bartura, apo akoma më shumë që sot Edi Rama kërkoi të takohej vetë me studentët, tregon se protesta dhe kërkesat e studentëve uk kanë rënë në vesh të shurdhët.

Por ama, studentët duhet të jenë të qartë në atë çfarë kërkojnë dhe sigurisht tani është momenti të ulen në tryezë për ë dialoguar mbi kërksat e tyre. Kjo nuk do të thotë të lënë protestën. Aspak!

Por ama kërkesat e tyre nuk duhet të plotësoen pa u krijuar më parë një tryezë me përfaqësues të tyre, qeverisë dhe të universiteteve, ku të dikuohen dhe të marin zgjidhje të gjitha çështjet. Vetëm pak minuta më parë, në tre ekrane të ndryshme, ishin tre përfaqësues të ndryshëm të studentëve, të cilët paraqitën kërkesa të ndryshme.

Pa krjimin e një përfaqësie që do të ulet në tryezë me qeverinë, protesta e studentëve, rrezik të kthehet në qesharake, ku çdokush del e paraqet kërkesa të ndryshme, duke i humbur këshu legjitimitetin një kauze që deri tani duket tejet e çiltër. /Tiranapost.al