MENU
klinika

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Kërcënonte me mesazhe, ONM vëzhgon gjykatësin e Pukës

19.12.2018 - 10:28

Vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs, pas gjetjeve të KPK-së, ka vendosur në pikëpyetje karrierën e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Izet Kadanës.

Shkak i reagimit të vëzhguesit Theo Jacobs ishin 19 mesazhe kërcënuese të dërguara nga gjyqtari ndaj një qytetareje, të cilës Kadana i shkruante “a e di ti kush jam unë’ dhe ‘do ta shikosh çdo të bej’.

Më tej kjo qytetare ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit. Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, çka solli shpërthimin e Theo Jacobs.

“Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon. Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale”, u shpreh ai.

Sipas gjetjeve të KPK, kryetari i Gjykatës Pukë kishte disa nipa me probleme me ligjin, prej të cilëve ai u distancua.
Me apo pa avokat, kushdo që del para vettingut nuk shkon asnjëherë i vetëm në betejën e rivlerësimit. Shumica e tyre kanë në krah kolegët.

Eloida Goxhi është kryeprokurore në Berat dhe bën pjesë tek magjistratët e rinj. Seanca e saj publike zgjati pak minuta, përderisa të tre komponentët u vlerësuan të rregullt.

Prokurorja i tha Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që jeton në shtëpinë e prindërve. E vetmja pasuri e 41 vjeçares janë likuditetet në bono thesari me vlerën e 2.2 milionë lekë, të krijuara nga kursimet prej pagës. Edhe dy komponentët e tjerë të vettingut, figura dhe aftësitë profesionale rezultojnë në rregull.

Brenda ditës u përball me vettingun edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Alfred Progonati. Prokurori zotëron një apartament në Tiranë dhe një automjet, që të dyja të justifikuara. Përderisa asnjërit prej tyre nuk u dolën probleme, ata pritet te konfirmohen në detyrë.

Ndërkohë të mërkurën do të mbahen para KPK seancat ndaj 3 kryetareve të gjykatave Korçë, Berat dhe Kurbin si edhe ndaj prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme Adnan Kosova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës