MENU
klinika

10 mënyra

Këshilla si të mbroni fëmijët tuaj nga helmimi prej ushqimit

02.12.2018 - 17:58

Kjo sëmundje shkaktohet nga mikroorganizmat që mund të ndotin një ushqim dhe që fillojnë të shumohen menjëherë pasi futen në organizmin tonë, duke shkaktuar infeksione të ndryshme.

Disa nga bakteret që shkaktojnë helmim nga ushqimi, janë: Salmonela, Stafilokoku, Escherichia-coli, dhe myku.

Nga 30 minuta deri në disa orë pas konsumimit të ushqimeve të pasura me këto baktere, si edhe me baktere të tjera të ngjashme me to, ju do të filloni të shfaqni simptomat e helmimit nga ushqimi.

Simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e stomakut, apo dhimbjet në zonën abdominale, marrje mendsh, të vjella, diarre, si dhe skuqje apo irritim lëkure.

helmimi nga ushqimi-konica.al

Ata që rrezikohen më shumë nga helmimi i ushqimit janë fëmijët, pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët dhe bakteret hasin më pak rezistencë nëse futen në organizmin e tyre.

Ndaj duhet të siguroheni që ushqimet që ata konsumojnë janë të pastra dhe pa baktere.

10 këshilla për të minimizuar mundësinë e helmimit nga ushqimi te fëmijët

helmimi nga ushqimi-konica.al

• Mësojini fëmijët të lajnë duart përpara se të hanë.
• Lajini gjithmonë frutat dhe perimet.
• Duhet t’i gatuani të gjitha ushqimet me prejardhje shtazore.
• Mos u jepni fëmijëve pije me sheqer të shtuar.
• Mësojeni të hajë ushqim cilësor në shtëpi dhe jo fast-food.
• Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës të produkteve që blini.
• Mos blini asnjëherë produkte me paketim të dëmtuar.
• Mos u jepni fëmijëve ushqime të konservuara.
• Lexoni etiketat dhe ruajeni ushqimin në kushtet e përshkruara në të.
• Nëse hani në natyrë konsumojeni shpejt ushqimin pasi ai mund të ndotet shumë lehtë.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”