MENU
klinika

Kampioni rus

Khabib sfidon UFC-në, në kafaz më 11 janar

17.12.2018 - 13:59

Kampioni rus i arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, edhe pse është pezulluar pa afat dhe është nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada për incidentin pas eventit UFC-229, ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq.

Stafi i tij ka bërë me dije se më datën 10 janar kampioni i botës do të jetë në Australi, ku do të nisë një tur “Një mbrëmje me Khabib”. Kampioni rus kërkon të “pushtojë” edhe Australinë, për të patur sa më shumë fansa aty, ndaj do të zhvillojë një tur në disa prej qyteteve më të madha të këtij shteti.

Duke nisur nga Melbourne, më datën 11 janar e në vijim, Nurmagomedov do të ngjitet në kafaz për të zhvilluar disa seanca stërvitore për fansat e tij dhe të apasionuarit pas këtij sporti.

khabib McGregor
khabib McGregor

E ardhmja e 30-vjeçarit Khabib Nurmagomedov është ende në dilemë, pasi më 29 janar pritet që Komisioni i Sportit në Nevada të marrë një vendim për të dhe Conor McGregor, të përfshirë në një incident pas duelit mes tyre, të fituar nga rusi me “submission” në raundin e katërt. Khabib është i pamposhtur në kafaz, duke i fituar të 27 duelet deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN