MENU
klinika

Për U-15, U-17, U-19 & U-21

Kombëtaret, nisin seleksionimet në Greqi

03.12.2018 - 14:19

Federata Shqiptare e Futbolli po vazhdon seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave, me synimin për të parë dhe evidentuar element cilësorë për Kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21.

Sot është zhvilluar dita e parë e seleksionimeve në Athinë, fazë e cila do të përfundoj nesër për territorin grek. Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushi, nisën fazën e parë.

Të pranishëm ishin edhe trajneri i ekipit kombëtar U-19, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit kombëtar U-15, Armand Dama, si dhe nga sektori I ekipeve kombëtare, Sulejman Mema, Dritan Babamusta e Denis Lilo.

greqi moshat
greqi moshat

Sot u vëzhguan nga afër 60 lojtarë të datëlindjeve 2001-2002. Dita e dytë e seleksionimeve do të vazhdojë nesër me datëlindjet 2003-2004-2005. Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë me fazën seleksionuese të elementëve cilësorë në Itali, në Milano dhe Romë në 17 dhe 18 Dhjetor 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN