MENU
klinika

Aktivitetet festive në Tel Aviv

Komuniteti shqiptaro-hebre në Izrael feston ditën e Pavarësinë

01.12.2018 - 21:19

Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Në këtë festë mori pjesë edhe ambasadori Bardhyl Canaj.

Sot festuam Festën e Pavarësisë. Për shumë vjet e gëzuar!”, shkruan në faqen e saj në Facebook, Felicita Jakoel, kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Me duart që formojnë shqiponjën dhe flamurin kuqezi, edhe pse janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 1990, ata nuk i shkëpusin kurrsesi lidhjet me atdheun e tyre të dytë.

Aktiviteti organizohej në bashkëpunim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael. I pranishëm ishte ambasadori Bardhyl Canaj dhe Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Izrael.

Presidentja e Komunitetit Shqiptaro-Hebre , Felicita Yakoel çeli ceremoninë e hapjes duke theksuar marrëdhëniet tejet pozitive ndërmjet dy vendeve dhe impaktin e komunitetit në shtetin e Izraelit.

Më tej, Ambasadori Bardhyl Canaj përshëndeti të ftuarit si dhe vlerësoi rolin e veçantë që ata kanë luajtur në intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, në fushën e biznesit, Artit dhe Kulturës për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve tona mike që i bashkojnë vlerat e mirënjohjes për kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjate Luftës II Botërore.

 

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtuesja e Komunitetit Amerikan Hebraik për Izraelin, Avital Leiboviç, e cila së fundi vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën dhe zëvendëspresidenti i Fondacionit Raoul Walleneberg, Danny Rainer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN