MENU
klinika

Afrimi i zgjedhjeve vendore

‘Konflikti’ Rama-Meta, tensione të reja në horizont

23.12.2018 - 21:29

Edhe pse në mandatin e parë Edi Rama bashkëqeverisi për 4 vite me LSI-në dhe Ilir Metën, përsëri nuk arritën që të shndërrohen në “pikë të dobët” për njëri-tjetrin.

Rama përdori gjithë pushtetin e tij, për ta dërguar Ilir Metën në krye të shtetit në prill të vitit 2017, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Marrëdhënia e tyre politike do të merrte një kthesë të ndjeshme e kjo u reflektua publikisht jo vetëm me qëndrime publike, por edhe me akte konkrete.

Në vetëm 1 vit e 8 muaj, në krye të shtetit presidenti Ilir Meta, e ka refuzuar me dekret Ramën në më shumë se 8 herë, duke kulmuar me refuzimin që i bëri Sandër Lleshajt, çka e shtyu emërimin e tij si Minsitër i Brendshëm për më shumë se 1 muaj.

Ajo që bie në sy është fakti, se ne momente të rëndësishme politike e kur debati ka qenë i ndezur, presidenti Meta e ka refuzuar kryeministin Edi Rama.

Momenti i parë i ndjeshëm ishte ai që njihet si ligji për Teatrin e ri, ku Kreu i Shtetit e refuzoi dy herë produktin e miratuar në Kuvend nga mazhoranca.

Ky moment u pasua me një tjetër vendim delikat, ai i refuzimit në heshtje të propozimit nga kryeministri i Sandër Lleshajt për në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes surprizë të Fatmir Xhafës.

Këto dy akte u pasuan me një tjetër akt të rëndësishëm të Kreut të Shtetit, ndoshta për herë të parë në 28 vite një President refuzon ligjin më të lartë financiar, buxhetin.

Ky vendim i Presidentit erdhi në një moment të vështirë për Kryeministrin, i cili përballej për më shumë se dy javë më protestat e studentëve.

Përballë kësaj, argumenti kryesor i Kreut të Shtetit kur riktheu për shqyrtim buxhetin, ishte pikërisht arsyeja për të përmbushur kërkesat ekonomike të studentëve.

Tensionet i përkasin një periudhe të qetë politike, duke pasur parasysh se partitë nuk janë përfshirë në zgjedhje.

Ndaj dhe viti i ardhshëm pritet të jetë një tjetër test nervash politike mes presidencës dhe kryeministrisë, kur në 30 qershor shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore