MENU
klinika

Realizuar në Basel

Koreografia më speciale qe keni parë…

10.12.2018 - 13:48

Ekipi i Basel në kampionatin zviceran kishte këtë fundjavë një takim mjaft të rëndësishëm në shtëpi ndaj Zurich dhe, duke ditur rëndësinë që kjo ndeshje ka, tifozët kishin mbushur tribunat për të mbështetur skuadrën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Golat e Ajetit dhe Petretas i dhanë fitoren Basel me rezultatin 2-0, por ajo që po bën xhiron e botës, është koreografia e tifozerisë vendase. Në një nga tribunat pas porte, ishte vendosur një banderolë e madhe me dy imazhe të përziera me njëra-tjetrën, që jepnin idenë e një lëmshi të madh.

Megjithatë, tifozët e Basel ishin kujdesur që ajo koreografi ‘palidhje’ të kthehej në koreografinë më të bukur dhe më të veçantë të vitit 2018. Në stolat ku ishin të vendosur tifozët, kishte syze 3D, ku njëri xham i tyre ishte i kuq dhe tjetri blu.

Pikërisht këto syze, mund të jepnin imazhin e qartë të asaj se çfarë ishte bërë në koreografi, duke qenë se me xhamin blu mund të dallohej vetëm njëra pjesë e figurës, ndërkohë që me xhamin e kuq vetëm pjesa tjetër.

Në pjesën blu, duken të ulur dy personazhe në tokë, ndërkohë që në imazhin e kuq, janë dy personazhe të tjerë që festojnë dhe mbrapa tyre janë flamujt e Bazelit. Epike, apo jo? (Vipsport.al)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN