MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova nesër me ushtri

13.12.2018 - 17:21

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se këto festa të fundvitit këtë vit janë më të veçanta për të gjithë ne.

Ai këto komente i ka bërë gjatë inspektimit të pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, një ditë para se kjo forcë të shndërrohet në ushtri.

Serbi

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP), në një artikull për formimin e Ushtrisë së Kosovës, thotë se ky veprim e ka nervozuar shtetin fqinj – Serbinë, mjaftueshëm për të deklaruar se do të marrë veprime ushtarake, por sipas AP-së, këto janë thjesht kërcënime boshe.

Të premten 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës pritet ta votojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri, ndërkaq në anën tjetër Beogradi zyrtar siç raporton AP nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Maqedoni

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, me 7 maj 2019 do të vizitojë Maqedonisë.

Para Maqedonisë, Papa Françesku nga 5 deri 7 maj do të jetë në Bullgari, ku do të vizitojë qytetin e Sofjes dhe Rakovski.

Kosovë

Presidentit Hashim Thaçi sot i janë kujtuar të gjitha krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Ai i ka numëruar të gjitha ato, megjithatë ka shkruar se drejtësi duhet të ketë për të gjithë.

Prandaj, Thaçi u bën ftesë të gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët janë ftuar nga Gjykata Speciale, të paraqiten në Hagë. Sipas Thaçit, ata duhet të dëshmojnë edhe njëherë luftën e pastër të Kosovës.

Maqedoni

Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zolltan Kovaç ka deklaruar se të gjitha procedurat lidhur me azilin e ish-kryeministrit Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret ndërkombëtare.

Gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse qeveria hungareze ishte përfshirë në arratisjen e Gruevskit në Hungari, Kovaç është përgjigjur se, Hungaria sado që është përfshirë, ka ndjekur të gjitha rregullat ndërkombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!