MENU
klinika

Sipas AP

‘Serbia do të përballet me SHBA-në dhe NATO-në’

13.12.2018 - 09:54

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press (AP), në një artikull për formimin e Ushtrisë së Kosovës, thotë se ky veprim e ka nervozuar shtetin fqinj – Serbinë, mjaftueshëm për të deklaruar se do të marrë veprime ushtarake, por sipas AP-së, këto janë thjesht kërcënime boshe.

Të premten 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës pritet ta votojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri, ndërkaq në anën tjetër Beogradi zyrtar siç raporton AP nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

kolana e librave

Derisa Beogradi vazhdon të insistoj se qëllimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës është intervenimi në pjesën veriore të banuar kryesisht me shumicë serbe, Prishtina zyrtare kategorikisht mohon një gjë të tillë.

Ndërkaq së fundmi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se shpreson se “nuk do të kenë nevojë të përdorin ushtrinë, por një opsion i tillë është në tavolinë”.

Por sa është e gatshme Serbia të ndërmarr veprime ushtarake në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, sipas AP ekzistojnë shumë pak gjasa për një gjë të tillë. Pasi kjo do të nënkuptonte konfrontim të drejtpërdrejt me 4,600 paqeruajtës të NATO-së që shërbejnë në Kosovë, përfshirë këtu trupat amerikane të stacionuara në Kosovë që nga viti 1999. Ky veprim do të shkaktonte sanksione të menjëhershme dhe izolim për Serbinë nga Perëndimi. /Konica.al/

"...iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”

Presidenti reagon pas vdekjeve të fundit me COVID 19

Paralajmëron ministria e Shëndetësisë së Kosovës

“Duhet të përgatitemi, muaji korrik do të jetë i vështirë”

Ish-shefi i OBSH: Por nuk mund të vazhdojë...

“E vetmja masë që ka funksionu ishte ngujimi total i detyruar”

Ja çfarë parashikojnë vendimet e qeverisë së Kosovës!

Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Kanë nisur hetimet për vrasje të qëllimshme

“Dyshohet se dikush ndali qëllimisht oksigjenin”