Letrën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, Bashkimi Evropian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë e tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.
“Ne e shohim këtë letër si një sinjal të mbështetjes dhe inkurajimit të SHBA-ve për një dialog që është nën kujdesin e BE. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e udhëheqin presidentët Vuçiç dhe Thaçi me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe me SHBA-në është një “partner i rëndësishëm në proces”, tha Kocijançiç.
E pyetur nga gazetarët nëse “nisma amerikane, zyrtarët e së cilës mbështetën ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, është në kontrast me qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe si e tillë më shumë bën dëm sesa ndihmon dialogun”.
Koçijançiç përsëriti se BE-ja ka parametra të qartë, lidhur me zgjidhjen e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. /Konica.al/