MENU
klinika

Detajet

KQZ kërkon 337 punonjës/ Pagat

24.12.2018 - 16:41

 Sfida e radhës mes mazhorancës dhe opozitës do të jetë ndarja e anëtarëve të komisioneve zonale dhe të qendrave të votimit.

KQZ ka përgatitur strukturën e pagave të anëtarëve, pas miratimit të së cilës u takon katër partive të bëjnë propozimin për anëtarët. Të drejtën do ta kenë PS dhe PD, partitë e dyta në të dy kampet politike, por me kusht që të kenë grup parlamentar. Prej së majtës vetëm PS plotëson këtë kusht, ndërsa te e djathta janë PD, LSI dhe PR.

Burimet kanë bërë të ditur se shpërblimi për angazhimin në administrimin e votimeve të 30 qershorit do të jetë i njëjtë si një vit më parë. Kryetarët dhe zv.kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë. Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve me 3.500 lekë.

Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. megjithatë vendimi konkret do të merret ditën e mërkurë kur dhe parashikohet mbledhja e KQZ.

kqz-konica.al

Sa i përket numërimit të votave, parashikohet vetëm përdorimi i kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave. Në këtë mënyrë subjektet do të kenë mundësi të ndjekin procesin por dhe të kënë provë nëse duan të ankimojnë.

Për të administruar procesin, KQZ do të punësojë edhe 337 personave me kontratë të përkohshme nga 5 deri në 3 muaj.

Magazinerë, specialistë juridik e shërbimesh, teknik, sallë, përkthyes dhe operator janë nevojat që do të përzgjidhen me konkurrim nga KQZ.

Paga e tyre do të jetë nga 70 mijë lekë për specialistët e lartë, 40 mijë lekë për specialistët e tjerë, si dhe 30 mijë lekë për punonjësit e shërbimit.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore