MENU
klinika

Drama shqiptare

“Kreolët e Ballkanit” sjell Enver Petrovskin në teatër

06.12.2018 - 11:14

Me regji të Enver Petrovskit vjen premiera “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Kombëtar ‘’Kujtim Spahivogli. Në datë 6 Dhjetor ora 10:30 ne sallen Goethe te TKE do te zhvillohet konferenca per mediat dhe do të jepet në datën 8 dhe 9 nëntor.

Është një dramë që paraqet një histori dashurie, aksion dhe dramë, si një konteskt historie të para luftës në Kosovë.

Aty ku ka dashuri ka dhe urrejtje, pas urrejtjes fshihet hakmarrja, tradhëtia si shpagim dhe shpresë, lumturi.

Të gjitha këto ndjenja nga ekstremi në ekstrem thuren nga Enver Petrovski për një atdhe të dashur dhe ku mund te jetë një lumturi e madhe.

Këtu autori hedh idenë e luftës midis botës materiale të njerut, atë fizike dhe atë të ndjenjave, një raport që diskutohet kahera për të realizuar lumturinë si stad i fundit i njeriut.

Në premierë ‘’Kreolët e Ballkanitt’’ vijnë një kastë aktorësh nga Shqipëria e Kosova si Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe vajza e tij Vanesa Petrovci.

Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj. Më pas kjo vepër do të vijojë në teatrin e Kosovës.

Për herë të parë premierë kjo jepet në Tiranë por disa vite më parë ajo është dhënë është dhënë premierë në skenën e Prishtinës, ku është mirëpritur nga publiku i Kosovës.

Profili i Enver Petrovski

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Studimet e larta i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Në kohën e ish Jugosllavisë Enver Petrovski ka qenë një nga aktorët më të vlerësuar. Këto vlerësime janë të njëllojta edhe në kohën e sotme si një nga figurat artistike më të rëndësishme në Kosovë. Është një brez me aktorin Çun Lajçi.

Sidomos me “Atelieja 212” dhe me rolet e luajtura aty u bë i njohur nëpër mbarë ish Jugosllavinë, duke u vlerësuar një nga aktorët më të famshëm të asaj kohe.

Vazhdon  karrierën e tij të suskseshme pas luftës së Kosovës në Prishtinë. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989.

Në universitetin e Kosovës jep lëndën e Diksionit dhe të dramës. Ka marrë çmime në Sarajevë dhe Beograd si dhe shumë aktiv dhe në Shqipëri. Pedagog në lëndën e aktrimit ai kontribuon në formimin e aktorëve të rinj.

Ka luajtur një sërë rolesh dhe ka bërë regjinë në teatër si tek ‘’Idioti’’, ‘’Dëshmitari kryesor’’, ‘’Kush më ka faj që jam shqiptar’’. në ‘’Guxim për vrasje’’ ai luan rolin kryesor.

Ka një karrierë të pasur në kinematografi me 50 filma. Në një shumësi rolesh kinematografikë mund të përmendim në vitin 1994 ‘’Nekrologji’’, ‘’Migjeni’’  në 1990, ‘’ në 1988 ‘’Rojet e mjegullës’’, në vitin 1984 me filmin ‘’Lazar’’, në 1979-1980  me ‘’Kur pranvera vonohet’’. Në vitin 2013 ai ka pasur rolin e Gazmen Berishës te komedia ‘’O sa mirë’’.