MENU
klinika

Politika shqiptare

Kreu i PAA-së: Shqipëria në situatë të trishtueshme

27.12.2018 - 17:59

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se vitit 2018 në Shqipëri krijoi një situatë të trishtueshme, pasi sipas tij, politika shqiptare prodhoi një konflikt të riciklueshëm.

Ai foli edhe për kodin zgjedhor teksa tha se dy partitë kryesore nuk kanë një vullnet për të ndryshuar gjendjen, ndërsa shtoi se gjasat janë që të shkohet në zgjedhje me të njëjtin kod zgjedhor.

“Momentalisht ka një situatë të trishtueshme në Shqipëri. Ajo që të bënë të ndjehesh jo shumë mirë është fakti se riciklohet konflikti politik. Mbyllja jo e mirë e 2018 jo vetëm politik, nuk është e mirë.

agron-duka-konica.al

Sot kemi në Parlament deputetë pa vota direkte. Nga të gjithë pranohet se është një sistem dhe kod i duhen zgjedhor. Partitë e mëdha dakordësohen për kodin zgjedhor. Partitë e vogla janë të paralizuara dhe kërkojë ndryshimin e kodit, sepse njerëzit nuk zgjidhen, por emërohen. Kemi zhvilluar takim, jo shumë të programuara, por herë pas herë jemi konsultuar, por duke qenë se situata ka qenë e mbarsur me ngjarje. Unë kam qenë kundër bojkoti të parlamentit dhe këtë ia kamë thënë edhe Bashës”, tha ai.

Gjithashtu Agron Duka u shpreh se pavarësisht situatës dhe klimës politike në vend, partia që ai drejton do të jetë në zgjedhjet lokale në të gjitha bashkitë e vendit.

I pyetur se si e ka parë protestën e studentëve, Duka tha se protesta është drejtë duke rikujtuar se edhe kryeministri Rama e ka pranuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet arsimi.

“Sipas meje po, sepse duket se nuk ka vullnet pozitiv nga të dyja palët. Po të duan edhe brenda dy ditësh përmirësojnë atë që duhet të përmirësohet. Duket si situatë kaotike. Ka patur deklarata se me Ramën kryeministër nuk hyhet në zgjedhje. Kjo situatë strukturat e djathta i vë në pozita pasive.

Ne jemi të prerë të marrin pjesë në zgjedhje, duke tentuar të fusim anëtarë në këshillat bashkiake në 61 bashki të vendit.

Protesta e studentëve është e drejtë. Kryeministri ka pranuar se ka probleme me tarifat, konviktet dhe me mësimet. Fakti ku ai shprehet se kërkon dialog, do të thotë se disa pika nuk mund të plotësohen dhe prandaj kërkon të dialogojë”, tha ai.