MENU
klinika

Rënie me 23% në dy javë

Kriptovalutat shkojnë “gropë”

01.12.2018 - 12:55

Kriptovalutat kanë prekur fundin në javën e fundit të nëntorit. Bitcoin ra drejt 4,000 dollarëve dhe të gjithë monedhat alternative ndoqën këtë tendencë.  Indeksi i Bloomberg që mat vlerën në treg të kriptovalutave, ka treguar rënie me 23% nga data 16 Nëntor, që është rënia më e madhe javore që kur monedhat arritën majën në fillim të Janarit 2018.

Pas një rritjeje madhështore vitin e kaluar, që tejkaloi edhe flluskat më të famshme në histori, kriptovalutat kanë humbur thuajse 700 miliardë dollarë në vlerë tregu. Shumë prej shqetësimeve që nxitën kolapsin e vitit 2018, përfshirë rritjen e mbikqyrjes rregullatore, përplasjes brenda komunitetit dhe kaosit në kursin e këmbimit, janë përshpejtuar këtë javë.

Sipas analistëve, ka ende shumë njerëz të përfshirë në këtë lojë dhe nëse vlera e Bitcoin shkon drejt 3,000 dollarëve,  njerëzit do të arratisen nën panik. Vlera në treg e të gjithë kriptovalutave, matur nga CoinMarketCap, u tkurr në 138 miliardë dollarë, nga 835 miliardë dollarë që ishte kulmi i muajit Janar.  

Ndër viktimat e etheve të kriptovalutave janë investitorët individualë që u “turrën” për të blerë monedha kur çmimet arritën majën dhe kompanitë si Nvidia, që furnizojnë ekosistemin e kriptovalutave. Nvidia, që prodhon karta grafike për kompjutera, humbi thuajse gjysmën e vlerës që prej Tetorit, ndërkohë që kërkesa për këto ra ndjeshëm.

Ndikimi ekonomik i kolapsit të kriptovalutave ka qenë i limituar deri më tani, pjesërisht për shkak se bankat gjigante dhe fondet e investimeve nuk janë ekspozuar shumë ndaj tyre. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN