MENU
klinika

Në Galerinë FAB

Kristo Krisiko prezanton rrugëtimin ‘’Prolog/Epilog’’

20.12.2018 - 12:38

Skulptori i njohur Kristo Krisiko prezantoi në dje për publikun ekspozitën personale me titullin “Prolog /Epilog” në galerinë e artit FAB.

Kjo ekspozitë e veçantë vjen e kuruar nga profesorët Ardian Isufi dhe Sadik Spahija. Në të prezantohen vepra të ndryshme, që janë realizuar nga autori para vitit 1990 dhe pas këtyre viteve.

Kristo Krisiko është një nga skulptorët më të veçantë dhe të njohur të artit me një aktivitet të pasur. Kjo ekspozitë vjen me një prolog dhe epilog të sajën.

Për kuratorin Isufi prolog është një kronikë e paralajmëruar e autorit, një sintezë e qenies humane në hapësirë dhe kohë. Sipas tij kjo hapësirë shtrihet para dhe pas viteve 1990.

Në fillim mënyra e edukimit të ‘Realizmit Socialist’, sa dhe paradigma e kulturës kishte në qendër vetëm shkak-pasojë dhe sigurisht në një ‘Realizëm socialist’ që mendonte gjasme për njeriun e thjeshtë, por që solli shpërthime haluçinante nga mënyra e diktatit dhe të izolimit komunist.

Në këtë mënyrë shfaqet një art pamor pas rënies së komunizmit, një arratisje që sipas autorit shpie  drejt artit Helen, pranë dhe afër njëri-tjetrit. Ndryshe nga kolegët e tjerë që paraqesnin një njeri të ngrirë, sa madhështor dhe paradoksal, një art të blatuar nga megalomanitë e një sistemi paranoik dhe dictatorial, sipas Isufit kjo nuk ndodhi me Kristo Kristikon në ‘’njeriun e ri socialist’’.

Në të u ndie njerëzorja, lëvizja e njeriut të thjeshtë, me birshtësinë e tij, një intimitet midis tij dhe artit të tij. Shumë artistë nëpërmjet ‘Realizmit Socialist’ donin të ngrinin vetveten nëpërmjet pompozitetit që shfaqte një metodë arti në sklupturë, kurse ai sipas Isufit ngriti njeriun.

Në galerinë FAB u prezantua një vijëmësi sipas  periudhave ku ai prezatoi art dhe vepra, me mënyrën sesi ai shpalli art.

Një nga më të goditurat që vjen dhe sot si një skulpturë e veçantë është ajo e viteve 1980 në qeramikë në Bankën e Shqipërisë. Ajo sikur udhëton nga detajet e vjen deri në kohën sot, në atë postmoderne.

Epilog i një metamorfoze formash në abstragim e formave që zhvillohen dhe rigjenerohen nëpërmjet një proçesi të punës së skluptorit Kristo Krisikos.

Këtë beson dhe kuratori i tij Ardian Isufi ku shprehet se skulptura ka një dimension tjetër atë të procesit të lëvizjes sesa vetë arti në vetvete me bukurinë e tij, por sesi ky art lëviz nga një formë në tjetrën, nga një bukuri në tjetrën e vjen shfaqet në ditët sot.

Çdo gjë është proces dhe lëvizje, dikur mendimtarët helenë thoshin se ‘’nuk ka ujë të lumit që rri në  të njëjtin vend, ashtu dhe bota vetëm lëviz ndryshueshmërisht’’.

Nga lëvizje pa adrese e destinacion ato kompozohen në shënjime që dueht të shfaqin simbolet e caktuara për të shpallur mesazhin e ekspozitës për publikun.

Nëpërmjet një futurizmi estetik dhe artistik format tokësore sikur shkelin në “njerëz të rinj në tokë të lashtë” në këtë proces mendon Isufi.

I të njëjtit mendim është kuratori Sadik Spahija duke shprehur se:

“Janë vepra të dimensioneve të ndryshme në skulpturë. Janë punime, që janë realizuar para dhe pas viteve ‘90. Veprat e tij në ekspozitë janë vendosur jo vetëm brenda galerisë, por dhe jashtë”

Kjo ekspozitë do të qëndrojë në galerinë e artit FAB deri në 9 janar 2019.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN