MENU
klinika

Inspektimi i kryeministrit

Kryeministri kinez dhe kasapi

25.12.2018 - 13:30

Kryeministri kinez vajti për të inspektuar një nga tregjet e mishit.

Gjatë vizitës, iu afrua një kasapi dhe filluan të bisedojnë ngrohtësisht.

Kryeministri: “Paske mish te mirë. Si shkon shitja?”

Kasapi: “Në përgjithësi mirë, por sot nuk kemi shitur asnjë kg mish.”

Kryeministri: “E përse?!”

Kasapi iu përgjigj: “Për shkak të vizitës tuaj, të gjithë njerëzit nuk janë lejuar të hyjnë brenda në treg.”

I zënë ngushtë, Kryeministri i tha: “Epo mirë, bëj gati 4 kg mish se do ti blej unë!”

Kasapi: “Më ndjeni, por nuk mundem.”

Kryeministri: “E përse?!”

Kasapi: “Sepse, për shkak të vizitës tuaj, na i kanë marrë të gjitha thikat dhe hanxharët me të cilët ndajmë mishin.”

Kryeministri, i zënë dhe më ngushtë tha: “Mund të më japësh edhe pa nevojën e thikës, ja këtë copën e mishit këtu!”

Kasapi: “Nuk mundem.”

I befasuar, kryeministri pyeti: “Pse nuk mundesh?”

Kasapi: “Sepse unë nuk jam kasap, por jam oficer policie.”

Kryeministri e humbi toruan dhe bërtiti: “Më sill menjëherë shefin tënd!”

Kasapi: “Edhe ai po shet mish në anën tjetër!”

Nga E.F

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD