MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Kukësi mposht Skënderbeun me një penallti

07.12.2018 - 15:51

Një gabim i portierit të Skënderbeut i ka kushtuar shumë ekipit korçar, pasi është mundur nga Kukësi në javën e 16-të, falë penalltisë në fillimin e pjesës së dytë.

Verilindorët fituan 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz dhe tashmë arrijnë Skënderbeun e vendit të dytë me pikë barabarta, -4 pikë nga kreu, që mbahet nga Partizani.

Skuadrat prodhuan pak në vijën e sulmit. Të dy ekipet ishin disi të ndrojtura, duke u kujdesur fillimisht për të lënë hapësira pas. Me fillimin e pjesës së dytë erdhi dhe momenti që do të vendose fatin e këtij takimi.

Portieri Teqja u vonua për të larguar një top në zonën e tij, duke i dhënë mundësinë Et’hemit që ta kontrollojë dhe ta detyrojë “gardianin” e korçarëve që të ndërhynte në mënyrë të parregullt. 11-metërsh për Kukësin dhe Kordeiro mori përsipër ekzekutimin, qw u tregua i saktë.

Pas këtij momenti frenat e lojës i mori Skënderbeut që kishte më shumë guxim për të sulmuar, pasi nuk kishte çfarë të humbiste. Kukësi ishte i ndrojtur dhe preferoi që të tërhiqej pas, duke e menaxhuar lojën deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

KUKËSI – SKËNDERBEU    1-0

Kordeiro 54′

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj (Shkodra 77′), Dzaria, Kordeiro, Çyrbja, Ethemi, Shpehar (Rexhinaldo 67′). Trajner: Armando Cungu.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka (Guindo 74′), Dita (Guexh 81′), Demte, Fili, Bregu, Oto Xhon (Gripshi 71′). Trajner: Orges Shehi.

Kartonë të verdhë: Kordeiro 14′, Shpehar 66′ / Dita 34′

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Arber Zalla, Emirion Sino.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 10

Kukësi mposht Laçin dhe sheh nga kreu