MENU
klinika

Tregu

Kultivimi i mandarinave; Fermerët e Konispolit ankohen

24.12.2018 - 11:58

Megjithëse ky ishte një prej viteve më të mbarë për prodhimin fermerët e mandarinave flasin për vështirësitë që shkaktoi kërkesa e pastabilizuar e tregut e që për rreth 2 javë e uli çmimin nën nivelin e kostos.

Vangjel Zisi nga Mursia thotë se situata, të cilës i shtohen kostot e larta që fermerët kanë prej çmimit të naftës, çmimit të energjisë dhe mungesës së rrugëve drejt parcelave, prek sidomos fermerët e vegjël.

Një tjetër fermer flet për kostot e larta të plehrave kimike, ujitjes, kullimit, konkurrencën prej tregut grek dhe mungesën e kontratave afatgjata me blerësit.

Todi dhe gjithë familja e tij merren prej 8 vitesh me kultivimin e mandarinave. E nisën me 1 hektar dhe tani kanë mbjellë rreth 5000 rrënjë në 8 hektarë tokë. Ai thotë se prodhimi po rritet, cilësia gjithashtu ndërsa fermerët po kuptojnë gjithnjë e më shumë si duhet të funksionojnë në treg por sipas tij ka disa nevoja që nuk zgjidhen me investime private dhe shteti duhet të jetë mbështetës.

Rreth 1000 punëtorë nga e gjithë Shqipëria po i përgjigjen ritmit sezonal të punës në Konispol. Janë të paktën 300 familje që janë kthyer në rezidentë të përhershëm prej punës në plantacionet e mandarinave.

Në të gjithë territorin e bashkisë së Konispolit aktiviteti kryesor janë agrumet. Numri i rrënjëve të mbjella pritet të dyfishohet përgjatë 10 vjeçarit të ardhshëm gjithashtu edhe prodhimi. Mandarina e Konispolit del në treg të paktën 2 javë para tregut grek dhe do të përfundojë sezonin e vjeljes rreth mesit të muajit Janarit por fermerët e Konispolit kërkojnë mbrojtje të prodhimit vendas. Sipas tyre fqinjët,fermerët grekë të Igumenicës vijojnë të mbeten konkurrentë të fortë në tregun e agrumeve.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!