MENU

Aritmia

Kur duhet të kuptoni çrregullimet e rrahjeve të zemrës?

14.12.2018 - 14:52

Aritmia është një problem me normën ose ritmin e rrahjeve të zemrës.

Kjo do të thotë që zemra rreh shumë shpejt, shumë ngadalë ose në një mënyrë të parregullt. Kur zemra rreh më shpejt se normale, ajo quhet takikardi.

Kur zemra rreh shumë ngadalë, quhet bradikardi. Lloji më i zakonshëm i aritmisë është fibrilacioni atrial, i cili shkakton një rrahje të parregullt dhe të shpejtë të zemrës.

Shumë faktorë mund të ndikojnë në ritmin e zemrës, pirja e duhanit, defekte të lindura të zemrës dhe stresi. Disa substanca ose ilaçe mund të shkaktojnë aritmi.

crregullimi-i-ritmit-te-zemres-konica.al

Simptomat e aritmisë përfshijnë:

* Rrahje e shpejtë ose e ngadaltë e zemrës;

* Marramendje;

* Dhimbje gjoksi;

* Frymëmarrje me vështirësi dhe shkëputje;

* Djersitje.

crregullimi-i-ritmit-te-zemres-konica.al

Mjeku specialist mund të kryejë teste për të zbuluar nëse keni aritmi.

Trajtimi për të rivendosur një ritëm normal të zemrës mund të përfshijë ilaçe, një defibrilator (Defibrilizimi është një trajtim për ritmin kardiake, kërcënues për jetën) një stimulues kardiovaskular ose ndonjëherë kirurgji.

Trajtimet dhe terapitë

* Antiaritmikë;

* Defibrilator;

* Medikamente për aritminë.