MENU
klinika

Dueli Inzaghi

Kur shkarkimi mund të të vijë nga…vëllai

25.12.2018 - 20:47

Një ndër sfidat më interesante në kampionatin italian që do të zhvillohen nesër në është ajo midis Bologna-s dhe Lazios. Kjo sfidë do të vendos përballë dy vëllezërit Inzaghi dhe mund të jetë fatale nëse njëri prej tyre do të humbasë ndeshjen.

Pippo nuk po bën mirë këtë sezon dhe, në qoftë se e humbet ndeshjen e nesërme, kjo mund të sjellë shkarkimin nga skuadra bolonjeze. Ndryshe nga ai, Simone është mjaft komfort dhe shkon në këtë transfertë për të marrë tri pikët e radhës, edhe pse mund të sjellin shkarkimin e vëllait të tij të madh.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por shpresoj që më i miri të fitojë. Në stadium do të jenë prindërit dhe fëmijët tanë, ndaj besoj se do të arrijmë të dhurojmë një ndeshje të bukur. Duhet të bëjmë maksimumin, pasi këto sfida fitohen vetëm me anë të një paraqitje perfekte”– është shprehur Filippo Inzaghi.

Simone e Filippo Inzaghi
Simone e Filippo Inzaghi

Ndeshja do të luhet në Bologna, në orën 15:00. Lazio renditet në vendin e katërt, por mund ta humbë atë në rast se fiton Bologna, pasi Milan, Sampdoria, Fiorentina, madje edhe Sassuolo janë vetëm një hap larg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN