MENU

Frikë nga "pushtimi turk"

Kurdët të frikësuar nga turqit/ Kërkojnë ndihmë nga qeveria

28.12.2018 - 11:46

Vendosja e trupave në Manbij vjen pas kurdët YPG kërkuan ndihmën e qeverisë siriane për të parandaluar një ofensivë turke.

Ushtria e Sirisë ka hyrë në qytetin e Manbij, sipas mediave shtetërore, pasi grupi kryesor i armatosur kurd i vendit i ka kërkuar forcave qeveritare të marrin kontrollin e zonës për ta mbrojtur atë nga një ofensivë turke.

Agjencia shtetërore e lajmeve Sana tha se ushtria ngriti flamurin e Sirisë në Manbij të premten.

Ajo gjithashtu premtoi të garantojë “siguri të plotë për të gjithë qytetarët sirianë dhe të tjerë të pranishëm në zonë”, sipas Sana.

Masa erdhi në momentet pasi Njësia për Mbrojtjen e Popullit, ose YPG, bëri një apel ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad për të parandaluar një “pushtim turk”.

Turqia, e cila e sheh YPG si një grup “terrorist”, kishte kërcënuar një operacion ushtarak kundër Manbij për të larguar forcat kurde atje.

Nuk është ende e qartë nëse trupat amerikane, të cilat kishin patrulluar zonën, mbeten ende aty apo janë tërhequr. Nuk pati përgjigje të menjëhershme nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.

Turqia është e vendosur për të kaluar në lindje të Lumit Eufrat në veri në Sirisë, sa më parë që është e mundur, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu më 25 dhjetor, një ditë pasi Ankaraja ka dërguar trupa shtesë në kufi me Sirinë.

“Nëse Turqia ka thënë se do të hyjë në Siri, ashtu do të jetë”, ka thënë Cacvusoglu para gazetarëve. “Ne planifikojmë të hyjmë në zonën e Lumit Eufrat sa më parë që është e mundur”. Turqia ka thënë më herët gjatë këtij muaji se do të nisë një operacion të ri ushtarak në këtë zonë.

Turqia dhe SHBA gjithashtu kanë rënë dakord të përfundojnë marrëveshjen e tyre në qytetin sirian Manbij deri në kohën kur SHBA përfundon tërheqjen e saj, tha gjithashtu Cavusoglu, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Sipas udhërrëfyesit të Manbij, Turqia dhe SHBA ranë dakord për një tërheqje të plotë të milicisë kurde të YPG nga qyteti. Turqia gjithashtu ka premtuar se lufta kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk do të ngadalësohet nga tërheqja e SHBA.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria, prandaj Turqia ka shtyrë fushatën derisa të përfundojë tërheqja e plotë e trupave të Shteteve të Bashkuara./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS

Albert Çaçi

Kurdët përsëri vetëm