Dita Botërore e HIV/AIDS-it, e caktuar më 1 dhjetor që nga viti 1988, është një ditë ndërkombëtare e dedikuar për ndërgjegjësimin për pandeminë e AIDS-it, shkaktuar nga përhapja e infektimit me HIV.
Qeveritë dhe zyrtarët e shëndetësisë, organizatat joqeveritare dhe individët në mbarë botën e respektojnë këtë ditë me aktivitetet përkatëse të cilat zhvillohen për edukimin, parandalimin dhe kontrollin e AIDS.
Dita Botërore e AIDS-it është një nga tetë fushatat zyrtare globale të shëndetit publik të shënuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), së bashku me Ditën Botërore të Shëndetit, Ditën Botërore të Donatorëve të Gjakut,
Javën e Imunizimit Botëror, Ditën Botërore të Tuberkulozit, Ditën Botërore të Duhanit, Ditën Botërore të Malaries dhe Ditën Botërore të Hepatitit.
Që nga viti 2017, AIDS ka vrarë 28.9 milionë persona dhe 41.5 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me HIV, duke e bërë atë një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik botëror.
Në sajë të qasjes së përmirësuar kohët e fundit me trajtimin antiretroviral në shumë vende të botës, shkalla e vdekjeve nga epidemia e SIDA ka rënë që në kulmin e saj në 2005 (1 milion në vitin 2016, krahasuar me 1.9 milionë në vitin 2005).
Dita Botërore e AIDS-it u konceptua fillimisht në gusht të vitit 1987 nga James W. Bunn dhe Thomas Netter, dy oficerë të informimit publik të Programit Global për AIDS në Organizatën Botërore të Shëndetit në Gjenevë, Zvicër.
Bunn dhe Netter morën miratimin nga Dr. Jonathan Mann, Drejtor i Programit Global për AIDS (tani i njohur si UNAIDS). Dr. Mann e pëlqeu konceptin, e miratoi atë dhe u pajtua me rekomandimin se mbajtja e Ditës Botërore të AIDS duhet të jetë më 1 dhjetor 1988.