MENU
klinika

Ullmar Qvick

Kush është suedezi që mendon gjithmonë për Shqipërinë?

06.12.2018 - 16:00

Kultura shqiptare u ngrit lart në një event të përbashkët midis miqve suedezo-shqiptarë.

Një nga figurat më të rëndësishme të Shqipërisë që është marrë me kulturën shqiptare është dhe Albanologu Ullmar Qvick. Ai i ka kushtuar një jetë të tërë mbledhjes së muzikës, fjalëve, çështjeve të ndryshme që kanë lidhje me alkbanologjinë, si dhe ka qenë një nga miqtë më të mirë të Robert Elsie.

Për nder të 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 28 nëntorit në Geteborg (Göteborg) të Suedisë u mbajt një manifestim ku u promovua një dokumentar i një prej albanologëve më të dashur për popullin shqiptar si dhe promovimi i librit “Namatisje-Refleksione” nga durrsakja-ulqinake Gladiola Busulla Jorbus.

Libri është shkruar në Durrës, botuar në Boras të Suedisë, u promovua në Shkup të Maqedonisë dhe tani së fundmi u prezantua edhe në Goteborg të Suedisë. Recensuan Sokol Demaku, shkrimtar, si dhe nga psikologia Diellza Alihajdaraj Partini.

Organizatorët e kësaj mbrëmje ishin: shoqata kulturore “Mbretëresha Teuta”, nga Goteburgu Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, nga Borosi, shoqata “Albakos” nga Helsinbori  në Suedi.

Realizues të film-dokumentarit për albanologun suedez Ullmar Qvick ishin: regjisori Vranin Gecaj, aktori Victor Gadderus, Jeton Partini, Egjlale Shipoli, Julietta Spahia, Djellza Alihajdaraj Partini, të gjithë anëtarë të shoqatës “Mbretëresha Teuta” me kryetar Tritos Hoxha.

Po kush është albanologu Ullmar Qvick?

Ulmar Qvick ka qenë dhe është një nga miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar. Në gjithë jetën e tij ai ia kushtoi miqësisë suedezo – shqiptare si një urë lidhëse mes dy kombeve.
Lindi më 13 qershor të vitit 1934 në Kristinehamn, qytet midis Stockhomit dhe Oslos. Rrjedh nga një familje e thjeshtë dhe punëtore. Gjimnazin e mbaroi në ‘’Kristine hamn’’. Pas shërbimit ushtarak, studimet e larta i mbaron ne Karlstad, dhe licensohet për mësues të ciklit të klasava të larta.

Përfundon studimet në Universitetin e Uppsalës në Fakultetin mbi Njohuritë e Shteteve Lindore. Njëkohësisht një vit më vonë mbaron Shkollën e Lartë Pedagogjike për anglisht në Eskilstuna dhe Västeras.

Ai është njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve si angisht, frëngjisht, gjermanisht, gjuhën shqipe. Ai e zotëron shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjithashtu është një albanolog që merret me studimin e saj. Ai është përkthyes, redaktues, shkrimtar, gjuhëtar albanolog, muzikolog, antropolog, albanolog, gjithashtu ka pasionin e mbledhjes dhe koleksionimit të instekteve.

Nga viti 1969 merret në mënyrë aktive edhe me probleme të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Kontakti i albanologut me kulturën shqiptare vjen që në rini falë apasionimit të muzikës shqiptare që për të qe një suprizë e këndshme.

Më pas ai vihet në kontakt me kulturën shqiptare nëpërmjet librave nga filandishtja që krijonin paragjykime dhe steriotipet për shqiptarët dhe me anë të kontakteve me kryeredaktorin e Radio-Tiranës Dashnor Mamaqin që u ndërprenë për vetë faktin që Shqipëria jetonte në një sistem totalitarist.

Në vitin 1970, ai për herë të parë e viziton Shqipërinë. Në 1977 ftohet për studimin e tij albanologjik në seminarin e Instituti Albanologjik i Prishtinës në vitin 1977 ku kanë marrë pjesë figura të rëndësishme intelektuale shqiptare Eqerem. Çabej, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Adil Olluri etj. Aty ai krijon kontakte të shumta me personalitete intelektuale të kohës si dhe me shqiptarët në emigrim.

Ai shkruan artikuj në gazetën”Drita”, pastaj në revistën kulturore ”Nëntori”, në revistën e përkohshme “Koha Jonë” që botohej në Paris, në revistën ”Stinet e Jetës” që gjatë viteve të tetëdhjeta botohej në Suedi nga Kosovë Rexha – Balaj, në vitin 1974 në revistën kulturore ”Dija”, organ i Shoqatës Kulturore – Artistike ”Vëllazërimi” të cilën e përgaditi dhe redaktoi Ramadan Rexhepi.

SANYO DIGITAL CAMERA

Në punimet shkencore në shtypin suedez për çeshtjet shqiptare, ai në organin ”Albanien och Vi” ( Shqipëria dhe ne),organ i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Suedi.

 Në shtypin e vendit ka botuar shumë artikuj shkencorë etimologjik, ku përpos problemeve të prejardhjes së fjalëve të suedishtes dhe gjuhëve tjera ka trajtuar edhe prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe.

Vepra më e rëndësishme e tij për kulturën shqiptare është antologjia e poezisë me titull ”Örnarna och bergen” (Shqiponjat dhe malet) ku autori përfshin 6 poetë të Rilindjes e Pavarsisë, 19 poetë të ish Shqipërisë Socialiste, 3 poetë modern arbëresh, 4 poetë nga Kosova dhe një poet që ka krijuar në Suedi. Gjithashtu është marrë probleme të leksikologjisë shqipe. Është redaktor i Fjalorit suedisht – shqip që u botua në vitin në Stockholm.

Disa nga çështjet që ky albanolog ka shprehur për mediat janë:

1.Për gjuhësinë

Në vitin 2016 ai flet për gjuha shqipe e njësuar duhet të bëhet kusht për bashkimin kombëtar, në kushtet e modernitetit është bastarduar gjuha shqipe.

“Dhe pa norma gjuha e shkruar bastardohet, ndahet në minigrupe ku njerëzit e qytetit ose të fshatit, anëtarë të komunitetit lokal ose rajonal, kuptojnë këtë gjuhë, ndërsa njerëzit 300 km larg ose më tej, nuk marrin vesh!”,

Pa norma sidomos gjuha e shkruar bastardohet, ndahet në minigrupe. Kjo shkon drejt dialektizmave dhe të folmeve nëndialektore ku problemet e gjuhës më shumë se të zgjidhen shtohen.

SANYO DIGITAL CAMERA

2. Për kulturën shqiptare

Në librin 2004 “Më shumë heroizma se sa grurë”, të përkthyer në shqip nga Hajdin Abazi) Qvick-u si antropollog kulturor i trajton shqiptarët ashtu siç i ka parë, përkatësisht ashtu siç e ka mësuar historinë dhe zhvillimin kulturor të tyre,

Libri trajton ngjarje, personalitete dhe dukuri nga jeta shqiptare, të themi kushtimisht, brenda dy pavarësive, pra nga viti 1912 deri në vitin 2001.

Sipas tij “Ky libër do të bëjë fjalë për një popull që gjatë tërë kohës është tradhtuar nga të fuqishmit. Ata shpesh janë tradhtuar edhe nga liderët e tyre despot ose nga mungesa e një udhëheqje të mirëfilltë. Krimi i tyre i vetëm ka qenë dobësia e tyre sociale dhe ekonomike si dhe prapambetja”.

SANYO DIGITAL CAMERA

Sipas tij popujt e ballkanit janë të mbingarkuar me mite, legjenda dhe gojëdhëna. Këtu ai sjell mbi doket, zakonet, traditën, historinë personalitetet dhe zhvillimet politike ndër shqiptarët. Qvick-u me kujdes trajton edhe mitet, legjendat, gojëdhënat, sikundër dhe këngët popullore, duke nisur nga këngët kreshnike, historike shqiptare.

3. Për çështjet gjinore

Ai ndalet edhe mbi çështjet gjinore, ku del në përfundim se burrat shqiptarë i konsiderojnë femrat më shumë si prone. Futet në traditat e hershme të shqitparëve dhe identifikon probleme të mëdha në raportin e sjelljes gjinore në krahasim me kultura e tjera.

SANYO DIGITAL CAMERA

4.Për figurat kombëtare  shqiptare

Ai flet për Isa Boletinin, për Mit’hat Frashërin, për Nolin, për Konicë, për Nesime Kokollarin, për Kristë Malokun, për Kristo Frashërin  Çerçiz Topullin dhe Mihal Gramenon, Skënderbeun etj. Autori nëpërmjet referencave që sjell, edhe ndërton bindjet dhe qëndrimet e tij për shumë procese politike dhe shoqërore ndër shqiptarët.

Personazhet e Qvick-ut në këtë libër janë përfaqësues të ideve dhe fenomeneve shoqërore, pra jo thjesht personale, apo aso të folklorizuar siç i njohim ne nga historianët tanë shepsh edhe nëpërmjet retushimeve.

Ai gjithashtu është marrë me një studim për Skënderbeun e botuar si vepër anonime në Stokholm në vitin 1788 nga Shtypshkronja e Anders Zetterbergut.

(origjinal u botua frëngjisht Paris dhe gjermanisht në vitin 1779 Frankfurt, gjithashtu si vepër anonime. Suedisht libri përmban 120 faqe (173×100 mm))

4.Për shkrimtarët       

Sipas tij problemi kryesor me poezinë e Lasgush Poradecit është gjetja e një forme të përsosur në përshtatjen dhe përkthim, sepse Lasgushi ishte mjeshtër i formës dhe do të ishte gabim të bëhej një interpretim formalisht i dobët, një mohim i talentit të këtij poeti të madh.

Në vendin e tij përkthimi i Fishtës bëhet disi i paarsyeshëm, dhe i pakuptueshëm për suedezët. Migjeni kuptohet menjëherë me indinjatën dhe satirën e tij shoqërore shumë karakteristike.

Disa Studime dhe libra të albanologut Ullmar Qvick

1.Gramatika suedishte / Ibrahim Egriu; Z. Lleshi; Ullmar Qvick

2.Urat tona : libër leximi për fëmijët shqiptarë në Suedi = Vara broar : läsebok för Sverige-albansko barn / Rizah Sheqiri; Ullmar Qvick; Ramadan Rexhepi

3.Një lloj drite tjetër : poezi shqip-suedisht = Ett annat slags ljus : poesi pa albanska i svensk tolkning / Shefki Oseku; Ullmar Qvick

4.Më shumë heroizma se sa grurë : një përshkrim dokumentar i historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve gjatë shek. XX / Ullmar Qvick; Hajdin Abazi

5.Poetët nga Gjakova në suedisht = Poeterna fran Gjakova pa svenska. Poeterna fran Trelleborg pa albanska = Poetët nga Treleborgu në shqip / Shefki Oseku; Ullmar Qvick; Hajdin Abazi

6.Një lloj drite tjetër : poezi shqip-suedisht = Ett annat slags ljus : poesi pa albanska i svensk tolkning / Shefki Oseku; Ullmar Qvick

7.Fjalë pas fjale : (fjalor me figura) : për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë / Shefik Osmani; Hazbi Lalinca; Ullmar Qvick; Elez Neziraj

8.Më shumë heroizma sesa grurë : ( një përshkrim dokumentar i historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve gjatë shek. XX) : literaturë e shkruar në suedisht dhe ajo e përkthyer në suedisht që trajtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët / Ullmar Qvick; Hajdin Abazi; Alban Voka

9.Poezia bashkëkohore shqipe-në suedisht : antologji = Nutida albansk poesi-på svenska : antologi / Ullmar Qvick; Hajdin Abazi; Shqiptar Oseku

10.Më shumë heroizma se sa grurë : një përshkrim dokumentar i historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve gjatë shekullit të XX / Ullmar Qvick; Hajdin Abazi

11.Poeterna från Trelleborg-på Albanska. Poeterna från Gjakova pa svenska = Poetët nga Treleborgu në shqip. Poetët nga Gjakova në suedisht / Shefki Oseku; Hajdin Abazi; Ullmar Qvick

12.Me dashurinë për Shqipërinë : Intervistë me shkrimtarin dhe përkthyesin Ulmar Kuik, president i shoqatës së Miqësisë Suedi – Shqipëri, nga Riza Lahi / Ullmar Qvick

13Kur erdha në vitin 1970 në Tiranë, të gjithë më shikonin si “UFO” : [rrëfen kryetari i shoqatës së miqësisë Suedi – Shqipëri në Stokohlm] / Ullmar Qvick; Riza Lahi

14.Suedia dhe suedezët në veprat e shkrimtarëve / Ullmar Qvick

15.Bota demokratike duhet të kujdeset më shumë për Kosovën, kosovarët e bashkuar të kujdesen për të mirën e kombit : intervistë me Ullmar Qvick, njohësin e mirë të gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare / Ullmar Qvick; Sokol Demaku

16.Nga Suedia me dashuri… : [albanologu suedez, Ullmar Qvick, lidhjet e tij me Shqipërinë] / Ullmar Qvick; Suadela Balliu

17.Ndoshta ka me u lindë dikur – diku edhe përkthyesi i Lasgushit. Përkthimi i Fishtës, në shumë raste i paarsyeshëm: intervistë me dy albanologët / Hans-Joachim Lanksch; Ullmar Qvick; Aida Tuci

18.Një libër miqësor-një libër për miqësi: [Viron Kona, “Për ju miqtë e mi : prozë”] / Ullmar Qvick

19.Në Shqipëri, na përgjonin pastrueset : përkthyesi suedez tregon udhëtimin e tij të parë në Shqipërinë e vitit 1970. Si përndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit të huajt dhe kontaktet me letërsinë shqipe / Ullmar Qvick; Alda Bardhyli

Lulet e Kosovës

Të bukura janë bozhuret dhe lulëkuqet
prapë dihet se gjaku kërkon gjak
dhe mjaft lule gjaku çelen në Kosovë
Në oborr të Fakultetit rriten bresat*
pak të ashpër në shtat, ndërsa lulet
me ngjyrë të kaltër,
veç pak të kuqe brenda!
Në prag të Fakultetit ngjyra e besës
ngjyra e shpresës!
Dëgjoj të qeshurat e studentëve…
Bresat më shikojnë me sy të kaltër
Po mendoj për të ardhmen,
për besën dhe shpresën
në jetën e rinisë kosovare…

(Kjo poezi ka marrë Çmimin e parë në Festivalin e poezisë në Malmö,2004. Ullmar QVICK)

nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN