MENU

Caktimi i kryenegociatorit

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme

15.12.2018 - 09:30

Të shtunën në orën 10:00 takohet kryesia e Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, ajo e kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektrezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

‘Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi’ konica.al

Pas mbledhje së Kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të shtunën seancë të jashtëzakonshme.

Projektrezoluta e cila pritet të votohet lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate. /Konica.al/