MENU
klinika

Nga Gëzim Basha

Kuvendi i PD-së dhe pusi i kryetarit Mao

16.12.2018 - 13:06

Kuvendi i PD-së më kujtoi një thënie të Mao Ce Dunit, të cilën Kryetari Mao ka të ngjarë t’ja ketë marrë Konfucit, “zhabat e flakura përfund një pusi kujtojnë se ka veç një pjatë qiell!”

Më duhet të ciitoj Berishën në një nga tiradat e tij tek Fevziu, “Dhjetor 1990… Pas mitingut në qytetin Studenti, i futa krahun Imamit, dhe u nisëm të krijojmë PD-në…”

E vërteta është se një ditë më vonë, ata të dy, e ca të tjerë, në vend të ngritjes në lartësinë e shpresave të Qytetit Studenti, zbritën në bodrumin e vilës së Pashkos… Sot, edhe pse kuvendi u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ata akoma s’kanë dalë nga bodrumi i vilës së ish prekurorit komunist!

gezim basha-konica.al

Akustika moderne e Pallatit të Kongreseve, nuk i shndron dot kuak-kuaket e zhabave në një ligjerim politik të përgjegjshëm; sistemi perfekt i ndriçimit nuk e zbeh asfare metaforën e pusit të errët.

Citoj Lulin…s’mundem…është fare bosh!

Kujton se mund ta kthejë Oketën në mushqetë politike.

Kujton se gishtat e Nishanit mund të shënojnë targetet e duhura politike!

Kujton se mundimet e Mediut, nga baret e Teksasit në trotuaret e DC-se, do t’i shërbejnë për një foto tjetër me Presidentin Trump!

Kujton se çizmja e Monikës do të bëhet Çelsi i Arte në mëtimin e tij monoton drejt pushtetit.

Kujton se Balliu–i vjetri dhe i riu–do të pushojë së qeni një damblla e budall i ish Zërit te Popullit!

Kujton se Grida(t) do ti nndjellin pranë grigjën e bërë kashtë e koqe!

Se Salinji–somehow–do të fluturojë si Ikari!

Kanë dështuar turpshëm!

Dështuan sepse krijuan një parti sipas të vetmit model që njihnin, modelin e organizatës bazë të PPSH-së: një çerdhe mafiozësh ku bëhet vetëm luftë brrylash, jo idesh!

Dështuan sepse mëtuan mondanitet e komfort brenda Unazës së Vogël të Tiranës, ndërkohë që Shqipërine matanë unazës e panë me sy përçmues; fituan para por humbën popullin!

Deshtuan se nuk ja dolën ta nxjerin PD-ne nga bodrumi i ish vilës sē Pashkos!

Shqipëria reale sot është në rrugë, koketat dhe oketat e listës së xhepit po mbyten në pusin e Pallatit të Kongreseve, në valën e një entuziazmi kallp!

Mbytet ngadale ne kenetën e flligësht të limontisë politike ajo Parti, për lindjen e së cilës, popullit Shqiptar ju deshën 50 vjet tendosje

“Brigje në dorë ju paça,” pat shkruar dikur Ali Podrimja!