MENU
klinika

Projektet e Bashkisë

Lagjet e Tiranës që do të përmirësohen

25.12.2018 - 13:27

Bashkia e Tiranës ka parashikuar vënien në jetë të projektit me vlerë 100 milion lekë që ka si qëllim  krijimin e hapësirave publike dhe rikonceptimin e atyre ekzistuese.

Në buxhet është detajuar se faza e parë e projektit do të nisë me 11 hapësira publike në pole tashmë të krijuara, të dukshme dhe me impakt të menjëhershëm, ndërsa  në të ardhmen projekti mund të vazhdojë duke u zgjeruar drejt brendësisë së lagjeve dhe periferisë.

Konkretisht, parashikohen 3 tipologji ndërhyrjeje në mikrohapësirat publike: Hapësirat publike të ndërmjetme, ritrajtim i hapësirave ekzistuese dhe hapësirat publike mes pallateve. Hapësirat publike të ndërmjetme transformojnë hapësirat e mbipërdorura dhe të panevojshme për qarkullimin e makinave në hapësira publike.

Këto hapësira publike rikonfigurojnë kryqëzime që janë të pasigurta apo të papërdorura, duke i kthyer në një peizazh të qytetit e duke impaktuar lagjen e bizneset përreth. Në këtë projekt janë përfshirë 7 hapësirat publike të ndërmjetme si: Kafe Flora, Kont Urani, Selvia, Medreseja, Stadiumi Dinamo, blloku Partizani.

Sa i përket ritrajtimit të hapësirave publike ekzituese, në këtë këtë projekt janë: Sheshi Kasharit, Lulishtja Çajupi, 5 Maji. Ndërsa në hapësirat publike mes pallateve, do të ndërhyhet konkretisht  në  bllokun e banimit Laprakë dhe Selitë.